Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shishe molotov ndaj policisë, arrestohet organizatori i sulmeve në KZAZ-në e Kavajës (Dalin detajet e rënda)

Postuar: 25/06/2019 - 09:08

 Në prangat e policisë ka rëndë një ndër personat e shpallur në kërkim, i dyshuar kryesor, për sulmin ndaj KZAZ-së nr.42 dhe ndaj punonjësve të Policisë. Nga policia është arrestuar E. Gj., 26 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Ndalohet një ndër personat e shpallur në kërkim, i dyshuar kryesor, për sulmin ndaj KZAZ-së nr.42 dhe ndaj punonjësve të Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, bazuar në prova filmike, raporte shërbimi dhe prova të tjera të grumbulluara në lidhje me aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe KZAZ-së nr 42 Kavajë në protestën e datës 19 Qershor 2019, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

E. Gj., 26 vjeç, banues në Kavajë, për veprat penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, i mbetur në tentativë, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”

Ky shtetas në datë 19.06.2019, gjatë zhvillimit të protestës para KZAZ nr 42 Kavajë, duke tentuar të hyjë me forcë në ambjentet e KZAZ-së ka qëlluar me sende të forta, mjete piroteknike dhe shishe molotov punonjësit e Policisë të dislokuar në shërbim pranë kësaj KZAZ-je. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar, të përfshirë në këto veprime të kundraligjshme. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/07/2019 - 22:51

Ka patur sërish tensione këtë të hënë në protestën në zonën e Astirit, ku policia ka shoqëruar tre persona pas përplasjeve.
 

Postuar: 22/07/2019 - 22:35

Ish e dashura e djalit të deputetit të PS-së, Xhisiela Maloku ka postuar një foto në rrjetin e sa

Postuar: 22/07/2019 - 21:58

Gazetarja Sonila Meço tha se 3 vite pas Reformës në Drejtësi është tejkaluar çdo lloj afati në ng

Postuar: 22/07/2019 - 21:15

Ditëve të freskëta, ku temperaturat nuk i kaluan 30 gradët, duket se iu erdhi fundi.Duke filluar

Postuar: 22/07/2019 - 21:04

Dy persona të paidentifikuar kanë ndaluar një mjet tip BMW dhe kanë qëlluar me sende të forta dhe

Postuar: 22/07/2019 - 20:40

Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi u godit me një mjet prerës nga një adoleshe

Postuar: 22/07/2019 - 20:08

E ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë Leyla Moses-Ones deklaroi se Amerika vijon që të jetë në