BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Shkëmbente drogën me borxhin, “arrest me burg” në mungesë për ish shefin e Policisë Rrugore të Lushnjes

Shkëmbente drogën me borxhin, “arrest me burg” në

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi arrest me burg në mungesë ndaj ish-shefit të policisë, Julian Balliu, i dyshuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar droge. Ndërkohë, mësohet se Krimet e Rënda pranuan kërkesën e prokurorisë për të vendosur të njëjtën masë dhe për të njëjtat dyshime edhe për 24-vjeçarin Armelind Tufa, që siç raportohet është djali i një zyrtari policie. Ish shefi i policisë rrugore të Lushnjes, Julian Balliu u denoncua nga një person pak ditë në një emision investigativ. Ai shfaqet duke bërë tregti me një qytetar të cilit i ofron 200 gramë kokainë për të mbyllur një borxh të hershëm. Më saktë denoncuesi thotë se i ka paguar 30 mijë euro familjes së oficerit për një truall dhe nxjerrjen e lejes për ndërtimin e një karburanti në fshatin Mbrakull. Në dokumente rezulton se leja për karburant është miratuar nga ish-kryetari i komunës Vërtop, Flamur Balliu, i cili është babai i oficerit Julian Balliu. Por, pas rotacionit të pushtetit në 2013, qeveria verifikoi lejet e ndërtimit, ku rezultoi se leja e nxjerrë për karburantin kishte probleme ligjore. Nga viti 2013 deri në janar 2018, denoncuesi nuk arriti që të marrë mbrapsht lekët e dhëna. Leja rezultoi se kishte probleme dhe nga viti 2013 deri në 2018, oficeri nuk i kishte kthyer lekët mbrapsht. Shefi i policisë i thotë denoncuesit se nuk i ka lekët dhe në këmbim i premtoi 200 gramë kokainë, të cilën do e merrte në Itali

Trafiku i 2.5 ton kanabis në Ankona

Ndërkohë Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masat e sigurisë edhe për disa persona nga jugu i vendit që dyshohen si pjesë e një rrjeti trafikantësh, të cilët një vit më parë në bashkëpunim me njëri-tjetrin trafikuan drejt Italisë ngarkesën prej 2.5 tonë kanabis. Për këtë dosje janë shpallur më herët edhe 11 masa të tjera, mes tyre edhe për një ish zyrtarin e policisë së Fierit, Festim Lelaj si edhe dy oficerë të policisë kufitare në Durrës dhe dy doganierë. Si bashkëpuntor i tyre dyshohet dhe Julian Balliu. Ngarkesa u bllokua në Ankona, dhe hetimet po zhvillohen nga një ekip i përbashkët prokurorësh. Siç rezulton nga veprimet hetimore, dyshohet se janë përfshirë në këtë rrjet edhe agjentë doganorë të tjerë dhe oficerë të policisë kufitare. Provat tregojnë se kamioni fillimisht ka kaluar për t’u skanuar dhe pas kontrollit është kthyer pas ku edhe i është ndërruar rimorkio në të cilët ndodhej ngarkesa e hashashit.

Skema e trafikimit ku u arrestuan disa zyrtarë

Burime nga prokuroria për gazetën “SOT” kanë treguar skemën se si ky grup trafikantësh, ku pjesa më e madhe e tyre ishin punonjës policie dhe doganierë, trafikoi drogën nëpërmjet portit më të rëndësishëm në vend, atij të Durrësit në drejtim të portit të Ankonës. Ngarkimi i lëndës narkotike është bërë në Fier, në bashkëpunim me një kompani që transportonte paleta druri në vendet e Europës. Në këtë mënyrë grupi kriminal bëri organizimin drejt portit të Durrësit me dy kamionë. Kamionët u nisën në të njëjtën ditë ku njëri ishte i mbushur me 2.5 ton hashash dhe tjetri me paletat e drurit. Në port ka hyrë kamioni me dru. Pasi është bërë kontrolli doganimi dhe të gjitha proceduarat e tjera, ky kamion ka dalë në parkimin e portit. Gjatë natës kamioni i kontrolluar dhe i bërë gati për nisje drejt vendit fqinj ka dalë nga ambientet e portit. Pas daljes shoferi i tij ka ndërruar rimorkion që e priste jashtë portit, ku e la atë me dru dhe mori rimorkion e ngarkuar me kanabis. Gjithashtu ai ndërroi targat ku vuri ato të kontrolluara dhe u fut brenda portit kamionin e ngarkuar me drogë. Në këtë mënyrë është bërë dhe shmangia e kontrolleve në Itali, pasi në këtë vend ngarkesat do të kalonin tranzit pasi destinacioni përfundimtar i ngarkesës ishte Gjermania. Por Balliu nuk është i vetmi efektiv policie që është në kërkim për trafik droge. Prej gati 2 muajsh edhe 3 ish efektivë të lartë të policisë të kërkuar për trafik ndërkombëtar droge nuk po gjenden. Ish-drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela, ish shefi i kufirit Dhërmi, Sokol Bode dhe ish shefi kundër krimit të organizuar Gjergj Kohila kanë humbur gjurmët. /Elvis Myrta

Më të lexuarat