BREAKING NEWS

130 deputetë në panik nga dosjet e Sigurimit të Shtetit, refuzojnë hapjen e dosjeve, 71 zyrtarë që aplikuan për SPAK rezultuan “spiunë

130 deputetë në panik nga dosjet e Sigurimit të Shtetit,
x
BREAKING NEWS

SPAK del me njoftimin e fundit: Dërgohen në GJKKO 25 kriminelë! Ja sa para janë sekuestruar

SPAK del me njoftimin e fundit: Dërgohen në GJKKO 25 kriminelë!
x
BREAKING NEWS

Tension i lartë në Baltik, orët vendimtare që mund të parandalojnë një “Luftë të Tretë Botërore”, ja 3 shtetet ku mund të shpërthejë një konflikt i armatosur

Tension i lartë në Baltik, orët vendimtare që mund të
x
BREAKING NEWS

Plas keq në Beograd, ndërkombëtarët “shkundin” Vuçiçin, Bashkimi Evropian miraton për herë të parë dokumentin për Kosovën që do të tronditë Serbinë

Plas keq në Beograd, ndërkombëtarët “shkundin”
x
BREAKING NEWS

'Tërmet' në Britani/ Boris Johnson do të japë dorëheqjen sot

'Tërmet' në Britani/ Boris Johnson do të japë
x
BREAKING NEWS

Pësoi arrest kardiak, mbytet një shtetas duke u larë në det

Pësoi arrest kardiak, mbytet një shtetas duke u larë në det
x
BREAKING NEWS

Afera e inceneratorëve, Frrok Çupi plas “bombën” dhe sulmon Metën dhe Kryemadhin, zbulon se kush ia dha dosjen LSI-së

Afera e inceneratorëve, Frrok Çupi plas “bombën”
x
BREAKING NEWS

Befason gazetari Robert Papa: Ambasada e SHBA mbështet protestën e Berishës, raportet e DASH për Ramën janë denigruese

Befason gazetari Robert Papa: Ambasada e SHBA mbështet protestën e
x

Aktualitet

Shkarkohet nga detyra prokurorja e njohur në vendin tonë duke u përjashtuar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë

Shkarkohet nga detyra prokurorja e njohur në vendin tonë duke u

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të premten vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Kukësit, Fahrije Gjana (Vata).

Sipas Komisionit, pas shqyrtimit të provave dhe shpjegimeve u konkludua se nuk kishte vend për riçeljen e hetimit administrativ për dy kriteret e tjera, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin dhe vendimarrja për shkarkimin u mor bazuar në gjetjet për pasurinë.

Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën më 26 janar, u konstatua përfitimi i një kredie të butë në mënyrë të kundërligjshme dhe u ngritën dyshime për vërtetësinë e një dokumenti të dorëzuar si provë për marrjen e një huaje. Po ashtu, Komisioni ngriti dyshime edhe për prona të fshehura.

Nga analiza financiare paraprake, prokurorja e Kukësit Fahrije Gjana (Vata) ka rezultuar me balanca negative për disa pasuri, në vlerën totale 4 milionë lekë. Gjana dha shpjegime në mënyrë të përmbledhur për barrën e provës dhe u shpreh se kishte arritur të provonte të kundërtën, si dhe kërkoi riçeljen e hetimit për dy kriteret e tjera.

Trupa e KPK që kreu procesin e rivlerësimit për prokuroren Gjana kryesohej nga Firdes Shuli, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Steven Kessler.

Fahrije Gjana (Vata) e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 dhe punoi prej gati dy dekadash si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Kukës.

Shkarkohet nga detyra prokurorja e njohur në vendin tonë duke u

Më të lexuarat