Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shkatërrim prone me eksploziv, kush është biznesmeni që Emiljano Shullazi akuzohet se i vendosi tritol?

Shkatërrim prone me eksploziv, kush është biznesmeni që Emiljano Shullazi akuzohet se i vendosi tritol?

Postuar: 17/04/2016 - 12:55

Pas mesnate, Prokuroria e Krimeve të Rënda nxorri urdhër-arresti për Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi.
 
Ata ndodhen në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe gjithçka nisi pas denoncimit të ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili tha se Shullazi kishte kërcënuar akademikun Mynyr Koni që të tërhiqej nga gara për postin e rektorit të Universitetit të Tiranës.
 
Në një njoftimin e Policisë së Tiranës, ndaj Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij të arrestuar, janë renditur një sërë akuzash për vepra të ndryshme penale, si kanosje dhe shtrëngim duke gjobitur biznese të ndryshme gjatë periudhave të ndryshme.
Mes akuzave është edhe ajo e shkatërrimit të pronës me eksploziv, për të cilën policia thotë se i është vendosur qytetarit me iniciale A.Z. bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur rreth 1 muaj më parë, më 13 mars, në rrugën ‘Sali Butka’ në kryeqytet.
 
Pak pasi kishte kaluar mesnata, pati një shpërthim me tritol në garazhin  e Arian Z., biznesmen. Në njoftimin zyrtar, Policia e Tiranës thotë se Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi i vendosën tritol biznesmenit me qëllim për ta kërcënuar “për fitimin e pasurisë në mënyrë të padrejtë”.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2019 - 13:45

Një 46-vjeçare nga fshati Arrës në Urë-Vajgurore, ka tentuar ti japë fund jetës, duke pirë helm.

Postuar: 24/06/2019 - 13:28

Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Greqi.

Postuar: 24/06/2019 - 13:21

 Gjykata e Kukësit pranoi kërkesën e prokurorisë duke ndryshuar masën e sigurisë për katër t

Postuar: 24/06/2019 - 12:14

Pas një orë diskutimi Kolegji Zgjedhor është tërhequr për të marrë vendimin për zgjedhjet e 30 qe

Postuar: 24/06/2019 - 11:36

Dështon nisja e procesit gjyqësor për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë.

Postuar: 24/06/2019 - 11:00

Polumbarët e Forcave Speciale dhe Policia Kufitare vijojnë prej ditës së djeshme kërkimet për gje