Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shkatërrohet banda e drogës në Athinë, identifikohen 4 shqiptarët e arrestuar

Postuar: 14/02/2018 - 22:48

Policia greke ka publikuar emrat e katër shqiptarëve të arrestuar gjatë një operacioni më 22 janar, ku u sekuestrua një sasi e madhe droge. Aksioni në fjalë u zhvillua në Athinë.

Burime zyrtare nga policia greke bëjnë me dije se bëhet fjalë për shqiptarët Rando Hodollari, lindur me 4 mars 1991, Spartak Zene, lindur me 14 Nentor 1987, Fatjon Habibaj, lindur me 11 Korrik 1985 dhe Devis Nikolli, lindur me 26 Shtator 1994.

Siç raportuan mediat greke më herët, shqiptarët dyshohet se kanë krijuar grupin kriminal prej fillimit të vitit 2017. Po ashtu u tha se kapoja i grupit është 27-vjeçari Rando Hodollari, ndërsa zëvendësi i tij dhe 31-vjeçari Spartak Zene.

Gjatë kontrollit në 7 banesa u sekuestruan 105 kg e 110 gram marijuanë, 12 mijë e 302 euro, 500 lekë, 4 peshore elektronike, 26 celularë, 3 makina, 3 motorë, 1 pistoletë dhe 1 thikë. Hodollari, i cilësuar si kreu i grupit, ka rezultuar i shpallur në kërkim në Greqi, i dënuar me 10 vjet burg për trafik droge. Gjithashtu ai ka qenë i dënuar më parë për tentativë vrasjeje.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/05/2018 - 08:43

Policia e Durrësit ka ndaluar 2 persona të dyshuar si aurorë të vjedhjes se prokurorisë.

Sipas burimeve të policisë, janë ndaluar dy shtetas, njëri nga Durrësit dhe tjetri nga Sukthi.

Të dy personat janë ndaluar me urdhër prokurorie pas hetimit të nisur.

Postuar: 25/05/2018 - 08:02

Gjykata e Apelit të Durrësit ka liruar nga burgu ish-drejtorin e Rrugëve, Andi Toma.

Postuar: 25/05/2018 - 07:18

Katër turistë austriakë dhe tre shqiptarë janë izoluar në malet e Lurës, ndërsa të alarmuar kërkojnë ndihmë.

Postuar: 24/05/2018 - 22:58

Gazetari investigativ  Trashëgim Sokolaj ka zbardhur detaje nga ngjarja e djeshme në Prokurorinë e Durrësit, ku janë grabitur materiale në server dhe pamje të kamerave të s

Artan Lulaj Prokurori

Postuar: 24/05/2018 - 22:49

22-vjeçari Marvi Mihali u vra barabarisht me thikë nga disa bashkëmoshatar në 31 korrik 2017.
 

Postuar: 24/05/2018 - 22:27

Moderatori dhe gazetari Artur Zheji tha se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj  është në burgun e Çivitavekias në një qytezë në Romë.