
Dosja e Adriatik Llallës, batërdi me pasurinë para largimit si Kryeprokuror dhe shtim dyshimesh për kërkesë azili në Gjermani

Shkatërrohet 'banda' e 'Call Center-ave’/ Gënjenin pensionistët në Gjermani se do fitonin loto, kapen shqiptarët

Shkruar nga SOT.COM.AL 28 Nëntor 2020
Autoritetet e sigurisë në Gjermani të drejtuar nga policia e Trierit së bashku me policinë në Kosovë ia kanë dalë të godasin në një aksion ndërkombëtar një bandë kriminele që operonte nga Kosova dhe përfitonte miliona euro, duke gënjyer pensionistët me premtime për fitore në loto. Sipas policisë në Ansbach, mashtruesit flisnin një gjermanishte të pastër, por ishin rritur në Kosovë dhe Shqipëri. Procesi gjyqësor kundër këtyre personave me gjasë do të zhvillohet në Kosovë. Qëllimi është konfiskimi i parave të marra dhe zhdëmtimi viktimave, por sipas policisë, kjo nuk është e lehtë.
Aksioni policor u zhvillua në mes të nëntorit, njoftoi policia, sipas të dhënave të agjencisë gjermane të lajmeve, dpa, të premten (27.11.). Në Kosovë u arrestuan nëntë persona të dyshuar mes tyre edhe „krerë të bandës", bëri të ditur policia e Trierit, po ashtu u siguruan prova materiale si edhe vlera pasurie. Pjesëtarët e bandës për vite të tëra nga një Call-Center në Kosovë telefononin më së shumti persona të moshuar dhe të vetmuar, shkruan agjencia e lajmeve, afp, duke iu referuar të dhënave të policisë. Ata u premtonin fitore në loto prej disa qindra mijëra eurosh. Por për të siguruar paratë e fituara në gjoja loton, kriminelët kërkonin, sipas policisë, pagesa tarifash si për transportin, siguracione apo kosto për noterin.
Telefona mashtruese për të krijuar mirëbesim
Përmes telefonatave të shumta, mashtruesit krijonin një marrëdhënie besueshmërie me personat e dëmtuar. Për viktimat, sipas policisë, mashtrimi krahas humbjeve materiale sillte shpesh edhe probleme psiqike. Një pensionist madje u gënjye me një gjysmë milioni euro. Policia gjermane bën të ditur se ka pasur "tragjedi njerëzore”, madje edhe persona që duhet të shpallnin tek autoritetet falimentimin privat financiar.
Si pikëfillesë e hetimeve gjermane shërbeu rasti i një gruaje 71 vjeçare nga Idar-Obershtain dhe një burri 64 vjeçar nga Trieri. Gruaja 71 vjeçare kishte paguar 53.000 euro gjithsej, duke i dhënë në dorë, me transfertë apo në formë të E-Cash-codes, kurse 64 vjeçari humbi një shumë më të vogël katërshifrore. Si këta dy persona ka pasur viktima të mashtrimit në të gjithë Gjermaninë.
Hetimet e policisë vazhduan për një kohë të gjatë, vetëm vitin e kaluar, policia arrestoi tre persona në moshën 21-24 vjeç në momentin e marrjes së parave cash. Ndërsa ditën e arrestimit të të dyshuarve të tjerë ishte planifikuar tërheqja e parave tek personat e gënjyer në Bavari, Austri dhe Zvicër. Me informacionet e përfituara nga këto arrestime, policia arriti të identifikojë organizatorët, të lokalizojë Call-Centerin në Kosovë e në fund ta shkatërrojë bandën, shkruan dpa. Nga pala gjermane ishin aktivizuar në këtë aksion autoritetet e policisë në Drezden, Ansbach, Bavarinë e Poshtme./DW
Më të lexuarat


I ftohti polar mbërthen vendin, reshje bore dhe acar: Ja si do jetë moti tre ditët e ardhshme (Harta)

"Skuadra gati! Para marsh!" Dy shqiptarët vënë në rresht repartin, tërbohen grekët (VIDEO bëhet virale)

Shtyhet senaca për Izet Haxhinë, Gjykata e Tiranës habit me arsyen se çfarë ndodhi me dëshmitarin

Ish drejtori i burgut 313 i arrestuar për korrupsion/ Gjykata e Posaçme merr vendimin ndaj ish zyrtarit dhe i dërgon ultimatum SPAK-ut, zbardhet porosia e prerë

I dogjën makinën 'BMW X5' gjatë orëve të para të mëngjesit, zbardhet emri kush është biznesmeni nga Durrësi që ishte 'nën shënjestër'

Qeveria miraton masat e reja anti-COVID-19

“Nga moderatorja ishte provokim”/ Një debat i zjarrtë mes Bujar Kapexhiut dhe gazetarit të njohur që bëri shumë zhurmë, aktori i njohur pendohet: Mund të ishte ndryshe, por më erdhi e papritur

“Këtu do bëhet një qendër shumë moderne”, Behgjet Pacolli shkon në Thumanë me Ramën dhe jep lajmin e mirë për banorët e prekur nga tërmeti

Vrasja e Lamajt dhe Saliut, drogë dhe krim i organizuar/ Të shpallur në kërkim për disa vepra të rënda dhe vrasjet e bujshme, kush janë shqiptarët e ekstraduar sot nga Gjermania e Kosova

Vijon procesi i vaksinimit te ‘Air Albania’, ja sa persona e kanë marrë deri tani dozën e parë anti-COVID në Shqipëri
