Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shkatërrohet grupi i fajdexhinjve në Shkodër, 12 persona në pranga, sekuestrohen 500 mijë euro

Postuar: 15/03/2019 - 07:36

Policia e Shkodrës, FNSH si dhe RENEA zbarkuan mëngjesin e djeshëm në Shkodër dhe shkatërruan një grup kriminal i cili jepte para me fajde. Pas dy muajsh përgjimesh dhe hetimesh policia në bashkëpunim me prokurorinë, ndërmori operacionin e koduar “Maranaj”, ku dhe shkatërroi grupin e fajdexhinjve. Gjatë përgjimeve të këtij grupi kriminal, i cili filloi në muajin janar, policia identifikoi 16 persona që në bashkëpunim me njëri-tjetrin jepnin parà me përqindje në mënyrë të paligjshme. Në një rast dyshohet se, për një shumë të marrë në formë fajdeje nga një qytetar shkodran, atij i ka shkuar interesi deri në 40% dhe përmes një kontrate te noterja i është marrë dyqani dhe shtëpia. Dyshohet se shuma që kishte marrë hua ishte 20 mijë euro. Disa nga 12 të arrestuarit, tha një burim, hynin si ndërmjetësues dhe gjenin klientë. Por, si të dyshuar kryesorë në këtë rrjet janë ish-drejtori i Transporteve në Shkodër, Ilir Sokoli, i cili u arrestua në kufi duke u larguar drejt Kosovës, ndërsa gjatë operacionit policor u kap edhe Artan Dragani, ish-kancelar në Gjykatën e Shkodrës; Valbona Hajdari, notere; dhe Ergys Lohja, efektiv policie. Dy të fundit janë pezulluar nga detyra. Në kërkim janë 3 persona, ndërsa janë dhënë 11 masa arresti me burg. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për “ushtrim pa licencë i veprimtarisë bankare” me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim, “pastrim i produkteve të veprës penale”, “shpërdorim detyre” dhe “moskallëzim i krimit”. Të dyshuarit huazonin parà me interesa që varionin nga 3%-20% në javë. Alarmi ishte ngritur prej kohësh, por prokuroria kishte nisur një procedim penal në fund të Janarit, pasi mësohet se një person e denoncoi fenomenin në polici. Pas dy muaj e gjysmë hetimesh e përgjimesh, Prokuroria hartoi dosjen me të cilën mori miratimin e gjykatës për arrestime e kontrolle banesash. Gjatë hetimit u zbuluan automjete, toka, apartamente e dyqane, pronësia e të cilave kishte kaluar në emër të të dyshuarve. Gjatë kontrollit në një numër të madh banesash janë sekuestruar një numër i madh automjetesh dhe rreth 500 mijë euro. Por, hetimet financiare vazhdojnë për zbardhjen e të gjitha pasurive të vëna nga ky aktivitet kriminal.

Grupi u denoncua nga ish prefekti

Ka qenë ish prefekti i Shkodrës Paulin Radovani, personi që ka denoncuar grupin e fajdexhinjve, ku më pas prokuroria dhe policia nisën hetimet për këta persona. Burime nga grupi hetimor që shkatërruan këtë grup bëjnë me dije denoncimi i Radovanit erdhi pikërisht pasi dy djemtë e tij kishin rënë pjesë e kësaj skeme fajdesh duke marrë para hua nga grupi në të cilin bënin pjesë ish-kancelarë gjykate, policë dhe noterë, dhe ish-drejtori i LSI-së i Patentave në Shkodër.

Mësohet se për shkak të borxhit që dy djemtë e Radovanit kishin marrë pranë këtij grupi, ata i kanë sekuestruar disa prona. Kjo pasi kush nuk paguante borxhin, për 1 javë anëtarët e kësaj organizate kriminale, i merrnin makinat dhe pronat dhe i kalonin në emër të tyre. Elton Radovani, një nga djemtë e ish-prefektit punonte si Këshilltar Bashkiak pranë Bashkisë Shkodër. Aktualisht të dy djemtë e tij janë larguar jashtë vendit, ndërsa vetë Radovani ka marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur. Në këtë skemë është provuar se janë të përfshirë 22 persona, 12 prej tyre kanë rënë në pranga, katër janë shpallur në kërkim, dhe tre janë pezulluar nga detyra dhe janë me masë detyrim paraqitje, mes të cilëve një polic dhe një notere.

Hetimet për zbulimin e tyre kishin nisur prej 25 janarit të 2018-ës nga Prokuroria e Shkodrës në sajë të referimeve nga policia e këtij qarku. Paulin Radovani ka qenë prefekt i Shkodrës i zgjedhur nën siglën e LSI, teksa në Shkodër ai njihet edhe si biznesmen në sektorin fason. Në sajë të operacionit “Maranaj”, me vendim gjykate u sekuestruan: 238 600 Euro; 272 400 Dollarë; 414 000 Lekë; 510 Paund Britanik; 20 automjete transporti; 1 revolver; 1 krehër pistolete me fishekë; 1 armë gjahu pa leje; 5 kompjutera laptop; 50 celularë si dhe disa dokumente, kontrata, akte dhe deklarata noteriale, për pasuri e transaksione financiare të dyshuara. Përfshirja e personave të lartpërmendur në këtë aktivitet kriminal është dokumentuar nga përgjimet telefonike, ambientale dhe vëzhgime nga agjentë në terren. Të gjitha këto hetime sipas prokurorisë janë bërë me vendim gjykate. Gjithashtu me mjet përgjimi është pajisur nga ana e prokurorisë dhe ish prefekti i cili bëri denoncimin.

Elvis Myrta

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 20:00

Guardia di Finanza në Romë, ka kryer një operacion të gjerë kundër një organizate të dedikuar në trafikun e drogës me bazë operacionale në Capitale.

Postuar: 21/05/2019 - 19:17

Një 33-vjeçar nga fshati Katund Sukth në Durrës, është arrestuar pasi rezultonte i shpallur në kë

Postuar: 21/05/2019 - 18:07

Një shtetas rus i përfshirë në krime të shumta dyshohet se fshihet në Shqipëri.Lajmin e bën të di

Postuar: 21/05/2019 - 17:41

Mbrëmjen e djeshme policia italiane në rajonin e Regina Pacis, vuri në pranga një shtetas shqipta

Postuar: 21/05/2019 - 17:15

Protestat e opozitës janë bërë shkak që shumë agjenci turistike të anulojnë prenotimet për të kal

Postuar: 21/05/2019 - 17:06

Mos dekretimi i Gent Cakajt në postin e Ministrit të Jashtëm, ka shkaktuar përpara disa muajsh nj

Postuar: 21/05/2019 - 16:34

 Policia e Durrësit në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë vënë në pranga 2 persona të shpal