BREAKING NEWS

Lajme të mira pas krizës nga COVID-19/ Ministrja e Financave zbulon kur do të hapen të gjitha bizneset

Lajme të mira pas krizës nga COVID-19/ Ministrja e Financave zbulon
x

Aktualitet

Shkatërrohet grupi i shpërndarësve të kokainës në kryeqytet, arrestohen 4 persona, sekuestrohen armë, drogë dhe para

Shkatërrohet grupi i shpërndarësve të kokainës në

Policia ka goditur një grup që merrej me shpërndarje të drogërave të forta në kryeqytet, duke arrestuar katër persona dhe shpallur në kërkim organizatorin. Në prangat e bluve të kryeqytetit përfunduan katër të rinj të moshave nga 28 deri në 33 vjeç. Më konkretisht, blutë e Tiranës arrestuan shtetasit me inicialet K. S., 30 vjeç, banues në Tiranë. Ai akuzohet për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Moskallëzimi i krimit”. E. K., 33 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”; E. K., 28 vjeç, banues në Tiranë, i akuzuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim” dhe R. T., 33 vjeç, banues në Tiranë, akuzuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Arrestimi i tyre u bë i mundur pasi shërbimet e policisë kishin marrë informacione në rrugë operative se këta persona shpërndanin lëndë narkotike kokainë e kanabis në doza të vogla, në zona të ndryshme në Tiranë. Gjatë operacionit në zonën e Selitës, nga kontrolli i ushtruar në banesën e M. Ç., i cili është dhe personi organizator i kësaj veprimtarie kriminale, Policia gjeti dhe sekuestroi tri armë zjarri pistoletë, doza me lëndë narkotike kokainë, 19 aparate celular, 10 ora dore, 600.000 lekë dhe 5000 euro. Gjithashtu, po gjatë kontrollit fizik të ushtruar në parkingun e lokalit të K. S., shtetasve E. K., 28 vjeç dhe E. K., 33 vjeç, Policia u gjeti doza me lëndë narkotike kanabis. Vijon puna për kapjen e 28-vjeçarit të shpallur në kërkim, i cili ka mundur të largohet në momentin e ndërhyrjes nga Policia. Në ditët në vijim personat e arrestuar do të dalin përpara gjykatës ku do të përballen me akuzat e ngritura ndaj tyre.

Operacioni

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë. “Në vijim të punës për kontrollin e territorit, kapjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike apo që posedojnë armë zjarri dhe si rezultat i një pune disamujore, duke përdorur format e punës që normojnë punën e policisë kriminale, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e ngjarjeve kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Forcat e Posaçme "Shqiponja" finalizuan operacionin e koduar “Parkimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve”, sqaroi zyrtarisht policia. Në sajë të këtij operacioni u arrestuan katër shtetas si dhe u shpall në kërkim një 28-vjeçar, i cili dyshohet se është personi që organizonte aktivitetin e paligjshëm. 28-vjeçari i shpallur në kërkim, i cili është me banim në Tiranë do të akuzohet për veprat penale “Armëmbajtje pa leje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. “Shërbimet e Policisë kanë marrë informacione në rrugë operative se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike kokainë e kanabis në doza të vogla, në zona të ndryshme në Tiranë. Gjatë operacionit në zonën e Selitës, nga kontrolli i ushtruar në banesën e M. Ç., i cili është dhe personi organizator i kësaj veprimtarie kriminale, Policia gjeti dhe sekuestroi tri armë zjarri pistoletë, doza me lëndë narkotike kokainë, 19 aparate celular, 10 ora dore, 600.000 lekë dhe 5000 euro”, sqaruan uniformat blu. Gjithashtu, po gjatë kontrollit fizik të ushtruar në parkingun e lokalit të shtetasit K. S., shtetasve E. K., 28 vjeç dhe E. K., 33 vjeç, Policia u gjeti doza me lëndë narkotike kanabis. Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, i cili ka mundur të largohet në momentin e ndërhyrjes nga Policia. Pas përfundimit me sukses të këtij operacioni policia bëri bilancin ku tha se ka sekuestruar tri armë zjarri, lëndë narkotike dhe një shumë parash, e cila dyshohet se është përfituar nga shitja e lëndës narkotike.