Lajme të tjera
BREAKING NEWS

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok Çupi lëshon ‘bombën’: Presidentit t’i hiqet …

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok
x

Aktualitet

Shkatërrohet organizata kriminale që furnizonte me drogë gjysmën e Europës, ja kush është shkodrani i arrestuar në Shqipëri

Shkatërrohet organizata kriminale që furnizonte me drogë

Një operacion i përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj italiane bëri të mundur shkatërrimin e një organizate kriminale e cila furnizonte me kokainë, heroinë dhe hashash disa vende të Bashkimit Europian. Në sajë të këtij operacioni në prangat e dy policive përfunduan 20 persona. Operacioni i koduar “Brokers”, mëngjesin e djeshëm vuri në pranga shtetasit: Giuseppe Asheli, i lindur në Barletta, në 1971; Barile Andrea, e lindur në Barletta, në 1973; Nicola Coratella, e lindur në Andria, në 1961; Curci Gerardo, e lindur në Cerignola, në 1973; Di Bari Rosa, e lindur në Andria, në 1977; Gargiulo Ciro, i lindur në Lettere (NA), në 1963; Heavy Michele, e lindur në Manfredonia (FG), në 1974; Riondino Giuseppe, e lindur në Barletta, në 1976; Rizzi Giuseppe, lindur në Barletta, në 1974; Touch Roço, i lindur në Foggia, në 1955; Vaçina Raffaele, e lindur në Andria, në 1975; Denis Bimi, lindur në Shkodër, në 1990; Besmir Sylja, lindur në Shkodër, në 1994. Ndërsa në vendin tonë në pranga përfundoi Luan Delaj, i lindur në Shqipëri, i lindur në 1970. Pas arrestimit të tyre Policia e Shtetit njoftoi gjithashtu se në përfundim të operacionit, pas hetimeve që zgjasnin prej katër vitesh, u bë e mundur edhe sekuestrimi i 440 kg lëndë narkotike, si kokainë, heroinë dhe hashash, si dhe disa armë zjarri. Ndër të arrestuarit, është edhe një 50-vjeçar nga Shkodra, i cili përfundoi në pranga këtë të premte. Policia tha se hetimet për këtë operacion kishin filluar pas vrasjes së shtetasit italian F. F., në qytetin Trani, në janar të vitit 2015. “Personi që kontrollonte dhe organizonte trafikun e drogës nga Holanda, Gjermania dhe Shqipëria ishte një shtetas shqiptar, i cili nëpërmjet njohjeve të tij i siguronte organizatës kokainë, heroinë dhe hashash. Sasia e drogës vinte me anë të korrierëve që zakonisht e fshihnin në ndarjet e dyfishta në makina. Kjo organizatë e kishte qendrën në qytetin e Foggias”, thuhet në njoftimin e Policisë. Uniformat blu thanë se si në të gjitha operacionet e zhvilluara më parë, edhe kësaj here u tregua profesionalizëm dhe besueshmëri e lartë nga ana e policisë italiane gjatë gjithë fazave të operacionit. Policia e Shtetit është e angazhuar dhe e vendosur për të bashkëpunuar me profesionalizëm me Policitë partnere dhe gjithë organizatat ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin.

Operacioni “BROKERS”

Që në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje u zhvillua operacioni i përbashkët policor “Brokers” midis policisë italiane dhe policisë shqiptare, si rezultat i të cilit u arrestua në qytetin e Shkodrës, Luan Delaj, 50 vjeç, banues në Shkodër. Operacioni në Shqipëri u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Policisë Kriminale, ZQK Interpol Tirana. Ndërsa në Itali u drejtua nga Skuadra Operacionale e Seksionit kundër Drogës, në bashkëpunim me komisariatin e policisë së qytetit të Tranit. Si rezultat i këtij operacioni u godit një organizatë kriminale italo-shqiptare që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve, në zonën e qyteteve të Andrias dhe Cerignolas. Hetimet për këtë operacion kishin filluar pas vrasjes së shtetasit italian F. F., në qytetin Trani, në janar të vitit 2015. Personi që kontrollonte dhe organizonte trafikun e drogës nga Holanda, Gjermania dhe Shqipëria ishte Luan Delaj, i cili nëpërmjet njohjeve të tij i siguronte organizatës kokainë, heroinë dhe hashash. Sasia e drogës vinte me anë të korrierëve që zakonisht e fshihnin në ndarjet e dyfishta në makina. Kjo organizatë e kishte qendrën në qytetin e Foggias. Si rezultat i hetimeve të përbashkëta mes Policisë italiane dhe Policisë se Shtetit u arrit që të arrestoheshin 20 persona dhe të sekuestroheshin 440 kilogramë droga të ndryshme si kokainë, heroinë dhe hashash, si dhe disa armë zjarri. Më poshtë gjeni emrat e 15 të arrestuarve gjatë operacionit, teksa pesë të tjerë janë arrestuar më herët.