BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Shkatërrohet rrjeti i kokainës, operacioni i përbashkët italo-shqiptar vë në pranga 11 persona, dy të arrestuar në Shqipëri

Shkatërrohet rrjeti i kokainës, operacioni i përbashkët

Një rrjet që trafikonte kokainë drejt Italisë është shkatërruar nga policia italiane dhe ajo shqiptare, duke vënë në pranga 11 persona. Këta persona u arrestuan në sajë të operacionit ndërkombëtar në koordinim mes autoriteteve të policisë shqiptare dhe atyre italiane. Të arrestuarit ishin pjesë e një grupi kriminal të trafikut të kokainës. Në operacionin në Shqipëri, Departamenti i Policisë Kriminale, Interpol Tirana, Drejtoria e Policisë Tiranë, Elbasan e Shkodër, bashkëpunoi me Interforcën Italiane në Shqipëri dhe Interpol Romën. Gjatë orëve të para të mëngjesit, në Itali dhe Shqipëri u bë ekzekutimi i 11 urdhrave të arrestit të lëshuara për pjesëtarët e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve, 9 prej të cilëve u kapën në Itali dhe dy në Shqipëri. “Në operacion në Shqipëri të angazhuar, Departamenti i Policisë Kriminale, Interpol Tirana, DVP Tiranë, Elbasan e Shkodër, në bashkëpunim me Interforcën Italiane në Shqipëri dhe Interpol Romën. Policia e Shtetit është e vendosur që të bashkëpunojnë ngushtësisht me partnerët për të luftuar me ashpërsi krimin e organizuar dhe terrorizmin”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit. Gjatë operacionit, nga policia shqiptare u kapën Florjan Palaj, 32 vjeç, lindur në Shkodër dhe Ilia Deda, 49 vjeç, lindur në Cërrik. Gjykata e Hetimeve Para-Gjyqësore në Pistoia, Itali, ka lëshuar urdhër-arreste për 11 persona, ndërmjet tyre edhe këta dy shtetas, për veprën penale “Posedim dhe kontrabandim i paligjshëm i drogave, kryesisht kokainë” kryer në bashkëpunim. Maksimumi i dënimit 20 vjet burg. Florjan Palaj, ka luajtur rolin e tij si ndërmjetësues mes disa shtetasve shqiptarë të raportuar si blerës të pakove më kokainë, vepër penale të cilën e ka kryer në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ndërsa Ilia Deda, duke vepruar në rolin e rishitësit të lëndës narkotike, në bashkëpunim me shtetas shqiptarë dhe italianë ishte përgjegjës për mbledhjen dhe nxjerrjen në shitje të pakove me kokainë, sasi e siguruar dhe e ruajtur nga shtetas të tjerë shqiptarë.

Hetimet

32-vjeçari nga Shkodra dhe 49-vjeçari nga Cërriku u arrestuan krejt papritur mëngjesin e djeshëm. Madje, asnjë prej tyre nuk e priste një “fat” të tillë. Teksa në duart e tyre vendoseshin prangat në të njëjtën orë, secili kërkonte një mandat, të bindur në pafajësi. Por, provat nga Italia ishin më shumë se të qarta. Dosja e plotë e përcjellë për autoritetet shqiptare nga Interforca Italiane ishte e kopsitur. Dy shqiptarët që siguronin rrjetet e drogës dhe e rishisnin atë përmes trafikantëve të vegjël janë zbuluar përmes metodave speciale të hetimit italo-shqiptar. Asnjë nga dy të arrestuarit e operacionit “ZAD” nuk ishte i punësuar, por miliona lekë mbërrinin në llogaritë e tyre dhe që të gjitha nga Italia. Koincidenca ishte se për të dy paratë vinin nga Pistoia dhe një ditë njëri pas tjetrit. Por taktika është zbuluar. Aktiviteti i shitjes dhe rishitjes më tej në doza të vogla të kokainës ka rënë në sytë e karabinierëve, që për më shumë se dy vjet hetuan dhe kërkuan arrestimin e tyre, por pa asnjë mundësi. Pas shumë hetimesh, e përgjimesh, duke kryer edhe shumë veprime hetimore përmes llogarive bankare u zbuluan dy shqiptarët, për arrestimin e të cilëve ka vepruar policia shqiptare, ndërsa “vartësit” e tyre në Itali, shqiptarë dhe italianë, por edhe shtetas të kombësive të tjera janë arrestuar në vendin fqinj.

Më të lexuarat