
Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e prokurori”, gazetari Artan Hoxha tregon prapaskenat dhe çfarë u fsheh: Bosët e krimit janë sinjalizuar që mos të jenë në banesat e tyre

Blenë karburante bashkë, Dumani rrëfen si u vra Ervis Deda nga miku i tij i ngushtë dhe borxhi me shuma marramendëse i pashlyer: Gjithçka ndodhi për një vajzë. Zbardhen detajet e rënda për vrasjen e bujshme

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me rrëfimin e tij për avokatin e njohur të vendit tonë, tregon planin e frikshëm që i kishte përgatitur partneres: Na dha 120 mijë euro t’i vrisnim ish gruan

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe tregon çfarë pritet

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja çfarë i thotë për Nuredin Dumanin

“Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët”, Artan Hoxha zbulon detaje nga operacioni i SPAK: Bosët e krimit me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe...

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj se do kemi më mundësi të shikojmë Talo Çelën

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin Dumani ditën që u plagos: Nuk kemi pse ta mbajmë më të fshehtë

Shkatërrohet rrjeti i kultivimit të drogës në Dibër, arrestohen 14 persona, kryeplaku i fshatit organizonte punën

Shkruar nga Denisa IBRAHIMI 29 Janar 2022

Nën drejtimin e Prokurorisë Mat është finalizuar operacioni “KEPI I VOZAJVE”. Nga operacioni i zhvilluar nga DVP Dibër, Tiranë, Durrës, FNSH Tiranë dhe Komisariati i Matit, u godit një grup kriminal për prodhimin e narkotikëve. Si rezultat ranë në pranga 14 persona dhe u shpall në kërkim një tjetër. Nga veprimet hetimore është arritur të vërtetohet se personat e arrestuar dhe ai i shpallur në kërkim funksiononin si një grup i mirëorganizuar. Këta persona kanë kultivuar në kohë të ndryshme bimë narkotike, të cilat në 5 raste janë konstatuar nga policia. “Këta shtetas në zonën malore Lam i Madh, njësia Administrative Derjan, Mat, kanë kultivuar në kohë dhe vende të ndryshme një sasi bimësh narkotike. Dhe konkretisht, janë identifikuar e asgjësuar nga policia këto raste: Më datë 27.09.2019, janë konstatuar gjithsej 89 bimë. Më datë 01.10.2019, janë konstatuar gjithsej 95 bimë. Më datë 04.09.2020, janë konstatuar gjithsej 99 bimë. Më datë 15.09.2020, janë konstatuar gjithsej 61 bimë. Më datë 17.09.2020, janë konstatuar gjithsej 188 bimë, si dhe janë konstatuar 3633 bimë në proces tharje”, njoftoi policia. Organizator i kësaj veprimtarie kriminale rezultoi të ishte G.K., kryeplak i fshatit Lam i Madh, i cili organizonte punën së bashku me familjarët e tij. “Nga hetimet e kryera ka rezultuar se organizator i kësaj veprimtarie është shtetasi G. K., i cili ka mbajtur dhe detyrën e kryetarit të fshatit Lam i Madh ku nëpërmjet personave të lartpërmendur, me të cilët ka lidhje familjare dhe fisnore, organizonte punën për kultivimin e lëndëve narkotike, përpunimin e saj dhe më pas gjetjen e tregut për shitje, të cilën e siguronte nëpërmjet djemve të tij shtetasve V. K. dhe G. K., të identifikuar edhe si transportues të saj”, tha policia. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë zjarri automatik, një armë gjahu teke, të dyja armët pa leje si dhe municion luftarak. Po ashtu u sekuestruan 13 telefona celularë që përdoreshin nga personat e përfshirë në veprimtarinë kriminale.
Të arrestuarit
Nga 14 personat e akuzuar si dhe personi i shpallur në kërkim, vihet re se pjesa më e madhe e tyre rezultojnë të jenë banues në Tiranë. “U finalizua me sukses megaoperacioni policor i koduar “KEPI I VOZAJVE”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi dhe ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest me Burg”, për shtetasit: G. K., 55 vjeç, banues në fshatin Lam i Madh, Njësia Administrative Derjan, Mat; M. K., 45 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Paskuqan, Tiranë; I. K., 43 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Paskuqan, Tiranë; A. K., 40 vjeç, banues në fshatin Lam i Madh; V. K., 30 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Paskuqan, Tiranë; G. K., 26 vjeç, banues në fshatin Lam i Madh; L. K., 62 vjeç, lindur në fshatin Lami i Madh, banues në Laprakë, Tiranë; A. K., 29 vjeç, lindur në fshatin Lami i Madh, banues në Kamëz, Tiranë; B. K., 36 vjeç, lindur në fshatin Derjan, banues në Kamëz, Tiranë; A. H., 48 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë; F. D., 36 vjeç, lindur në fshatin Macukull, banues në Njësia Bashkiake Nr.5, Tiranë; L. K., 62 vjeç, lindur në fshatin Lami i Madh, banues në Kamëz, Tiranë; R. Xh., 52 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë; G. Xh., 39 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.
Dhe është shpallur në kërkim policor shtetasi B. Xh., 54 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë”, njoftoi policia pas finalizimit të operacionit. personat e arrestuar akuzohen për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” të kryera në bashkëpunim, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, i armëve shpërthyese dhe i municioneve”.
Më të lexuarat


“Sapo kisha dal nga burgu dhe kisha nevojë për...”/ Dikur miq të ngushtë, sot duan të “hanë kokat” e njëri-tjetrit, si nisi përplasja Dumani-Çela që ngriti në këmbë policinë

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj se do kemi më mundësi të shikojmë Talo Çelën

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin Dumani ditën që u plagos: Nuk kemi pse ta mbajmë më të fshehtë

“Në dhomë ndodhej gruaja dhe dy fëmijë të vegjël”, Dumani rrëfen grabitjen e dështuar në shtëpinë e Talo Çelës: Shkuam për 500 mijë euro por morëm vetëm...

Klodiana Lala zbulon se çfarë përfiton Nuredin Dumani pas dëshmive që tronditën botën e krimit: Kjo është vetëm një pikënisje

SPAK zbulon krahun e djathtë të Nuredin Dumanit, kryenin krime bashkë (Emri)

Ç’tregon ‘Plumbi i Artë’? Artan Hoxha zbërthen emrin e koduar të operacionit që shkatërroi tetë grupe kriminale

“Plumbi i artë”/ Zbardhen emrat e 14 personave që janë shpallur në kërkim nga policia pas rrëfimit të Nuredin Dumanit

Ngjarjet kriminale/ Dumani rrëfehet për vrasjen e Ervis Dedës: Festim Qoli e Henrik Hoxha e pranuan ekzekutimin, ja sa mijëra euro kanë paguar drejtësinë për të mbyllur çështjen

Nga Talo Çela, Ervis Martinaj te.../ Nuredin Dumani u preu biletën kokave të mëdha, publikohet dosja e plotë e Gjykatës për ngjarjet më të rënda kriminale
