BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Shkatërrohet rrjeti i rrezikshëm në Rinas, arrestohet 21-vjeçari/ E frikshme skema manipuluese që përdornin

Shkatërrohet rrjeti i rrezikshëm në Rinas, arrestohet

Tre persona nga Gana dhe Kameruni u arrestuan nga policia shqiptare, ndërsa dy shtetas nga Franca u shpallën në kërkim, pasi tentuan të kalojnë kufirin nga aeroporti i Rinasit me pasaporta të falsifikuara me ngjashmëri të lartë fizike të personave që i kishin marrë ato me destinacion vendet e Bashkimit Evropian. Në krye të kësaj skeme ishte një 21-vjeçar nga Kameruni i cili u ka shitur pasaportat e dy francezëve, dy personave nga Gana dhe Kameruni, të cilët kishin ngjashmëri fizike me fotot në pasaportë, për të kaluar nga Rinasi. Policia e Shtetit, thotë se hetimet vijojnë, pasi ka dyshime që në këtë rrjet të ketë të përfshirë edhe shqiptarë.

Policia deklaroi se në sajë të operacionit të koduar "Shpërblimi", nga aksioni në terren që zgjati 48 orë pas marrjes së informacioneve në rrugë operative, u bë arrestimi i  organizatorit 21-vjeçari me inicialet J.B nga Kameruni, dhe dy personave të tjerë të përfshirë: B. A., 34 vjeç, lindur dhe banues në Gana dhe J. B 23 vjeç, lindur dhe banues në Kamerun. Si dhe u shpallën në kërkim  francezët D. I dhe B. Y.

Nga hetimet e kryera shtetasi nga Kameruni B. A, kundrejt shpërblimit monetar, ka siguruar nga organizatori 21-vjeçar J. B., një pasaportë franceze që i përkiste D. I nga Franca dhe duke përfituar nga ngjashmëria fizike ka tentuar të udhëtojë me këtë pasaportë nga aeroporti i Rinasit në drejtim të vendeve të BE-së.

Po nga hetimet - njofton policia - ka rezultuar se shtetasi tjetër nga Kameruni, 23-vjeçari  J. B., kundrejt shpërblimit monetar ka siguruar nga organizatori, një kartë identiteti franceze që i përket  B. Y. dhe ka tentuar të udhëtojë me këtë pasaportë nga aeroporti i Rinasit.

Nga hetimet e kryera - thotë Policia e Shtetit - dyshohet se ka bashkëpunëtorë edhe shqiptarë, për të cilët po punohet për identifikimin e tyre.

Të arrestuarit do të hetohen nga Prokuroria e Tiranës për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.