BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Shkodër/ Atentat mafioz në mes të qytetit, vdes 40 vjeçari, plagoset shoku i tij

Shkodër/ Atentat mafioz në mes të qytetit, vdes 40

Duket sikur nuk do kenë fund atentatet në qytetin e Shkodrës. Kryeqendra e veriut do të tronditej mëngjesin e djeshëm me një ngjarje të rëndë, ku një 40-vjeçar, u qëllua për vdekje në mes të markatës. Dy persona të maskuar dhe sipër një motoçiklete qëlluan me tre plumba Fatos Feracakun dhe plagosën mikun e tij Fatmir Mehajn. Atentati i djeshëm, ku objektiv ishte Fatos Ferracaku ndodhi rreth orës 11:15 në një zonë të mbipopulluar me njerëz në markatën në lagjen “Rus”. Viktima ishte duke pirë kafe me të plagosurin në një lokal pranë markatës, kur u ekzekutua me një plumb në kokë, një në gjoks dhe një në këmbë. Fatos Ferracaku u dërgua menjëherë në spital por fatkeqësisht nuk mundi ti jetojë dot plagëve të marra. Ndërsa i plagosur Fatmir Mehaj ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Duke rindërtuar skenën e ngjarjes, bazuar edhe në dëshmitarët e rastit, rezulton se kanë qenë dy persona me motor dhe të maskuar, ata që hapën zjarr. Menjëherë ata janë larguar menjëherë nga vendi ngjarjes pa lënë asnjë gjumë. Pa kaluar një orë pas ngjarjes policia gjeti një motoçikletë të djegur në zonën e Dobraçit, i cili dyshohet se është motoçikleta e përdorur mëngjesin e djeshëm në atentatit me një të vrarë dhe një të plagosur. Fatos Ferracaku është kushëriri i Arjan Ferracakut i cili u ekzekutua rreth një muaj e gjysmë më parë duke kalëruar. Ndërkohë, ajo e mëngjesit të djeshëm është e disata vrasje e ndodhur në Shkodër gjatë muajve të fundit, ajo që bie në sy është se autorët e këtyre vrasjeve, kanë të njëjtën formë të të kryerit të atentateve. Në të gjitha rastet ata përdorin mjete të grabitura dhe pothuajse në të gjitha rastet i djegin ato në zonën e njohur si Livadhe. Edhe në vrasjen e kushëririt të Fatos Ferracakut, Arjan Ferracaku, autorët e dyshuar, të cilët e qëlluan me të paktën 15 plumba kur ishte duke kalëruar, më pas dogjën makinën, e cila rezultoi e grabitur në Kosovë. Nuk dihet nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën, por deri më tani dyshohet se të jetë një vrasje më pagesë dhe e kryer nga njerëz që edhe më parë e kanë bërë një gjë të tillë. Kujtojmë se kjo ngjarje vjen pas disa vrasjeve të ndodhura në qytetin verior gjatë muajve të fundit dhe të gjitha kanë mbetur pa autor. Policia thotë se vazhdon hetimet për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjeve, por këto hetime, ende nuk kanë dhënë rezultat.

Ngjarja dhe hetimet

Referuar dëshmive nga vendi i ngjarjes, mësohet se dy autorët e dyshuar para se të kryenin atentatin fatal ndaj 31-vjeçarin dhe mikun e tij, ishin duke lëvizur në ambientin përreth, ndërsa kanë qenë të dy të maskuar. Viktima dhe i plagosuri kanë qenë duke bërë muhabet së bashku, në momentin kur është hapur zjarr ndaj tyre, ndërsa për nga mënyra se si është qëlluar, hetuesit thonë se objektivi ishte pikërisht Fatos Ferracaku, i cili është edhe kushëriri i Arjan Ferracakut, që mbeti i vrarë në atentatin e 1 shtatorit. Fatos Ferracaku ishte tregtar peshku, ai njihej si peshkatarë në Shkodër, të cilin e shpërndante në dyqanet e markatës. Ai ishte baba i katër fëmijëve. Bëhet e ditur se Fatos Ferracaku është djali i xhaxhait të babait të Arjan Ferracakut. Kujtojmë se vrasja e këtij të fundit ende nuk është zbardhur edhe pse, pas kësaj, Policia e Shtetit zhvilloi një operacion në Shkodër, por pa rezultat. Pas ngjarjes, grupi hetimor bëri këqyrjen e vendit, ku u gjetën 9 gëzhoja marrjen e dëshmive dhe sekuestrimin e kamerave që ndodhen në bizneset në zonë, që pritet të hedhin më shumë dritë në lidhje me ngjarjen. Zyrtarisht, policia tha se, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa shtoi se është gjetur edhe motori me të cilën u kryer vrasja, por ai ishte i djegur në një zonë që njihet si Livadhe. “Policia e Shkodrës e mbështetur nga FNSH Shkodër, ka ngritur pika kontrolli dhe në gjithë zonën ku dyshohet se janë larguar autorët. Policia ka gjetur dhe një mjet motoçikletë të djegur, që dyshohet se u përdor nga autorët, në lagjen “Guerrile", shkruhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Elvis Myrta

Më të lexuarat