BREAKING NEWS

“Jeni një kukull shumë interesante”/ Lindita Nikolla merr menjëherë vendimin e fortë për Gaz Bardhin

“Jeni një kukull shumë interesante”/ Lindita Nikolla merr
x
BREAKING NEWS

SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i kësaj bashkie në vend. Ja akuza e ngritur ndaj tij

SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i
x
BREAKING NEWS

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE
x
BREAKING NEWS

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla bën veprimin që nuk pritej

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla
x
BREAKING NEWS

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në Shqipëri, java e ardhshme më e ftohta e vitit, ja temperaturat ekstreme që nuk janë parë në vendin tonë

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në
x
BREAKING NEWS

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit, Garda merr vendimin urgjent

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit,
x
BREAKING NEWS

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima
x
BREAKING NEWS

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por është i vërtetë”/ Kreshnik Spahiu zbulon hapat që ndërmerr BE për të hapur ‘thesin’ e fondeve në Ballkan

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por
x

Aktualitet

Shkodra si 'Big Brother'/ I gjithë qyteti dhe lagjet përreth “nën vëzhgim” nga grupet kriminale? Policia çmonton 38 kamera të tjera që i shërbenin informimit të…/ Ja në cilat zona ishin vendosur

Shkodra si 'Big Brother'/ I gjithë qyteti dhe lagjet përreth

Policia e Shkodrës ka çmontuar 38 kamera të tjera që i shërbenin informimit të kontigjentit kriminal, dhe që ishin instaluar në 3 lagje shumë të frekuentuara të qytetit.

“Mbështetur nga shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, strukturat hetimore të DVP Shkodër kanë çmontuar dhe sekuestruar 38 kamera të tjera të dyshuara të lidhura me aparate të ndryshme celulare, të cilat u evidentuan të instaluara në lagjet “Guerrile”, “Salo Halili” dhe “Kongresi i Përmetit”, Shkodër. Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente. Vendosja e tyre është në kundërshtim me ligjin 9887, të datës 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe përbën veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, që parashikohet nga neni 121 i Kodit Penal”, tha policia.

Vijon faza e dytë e planit operacional policor të koduar “Fijet”.

38 kamera të tjera që i shërbenin informimit të kontigjentit kriminal, u evidentuan dhe u çmontuan nga Policia. Kamerat ishin instaluar në 3 lagje shumë të frekuentuara të qytetit.

Brenda pak ditësh, plani operacional “Fijet” çmontoi 59 kamera. Skuadra të posaçme hetimore vijojnë punën, me qëllim identifikimin e pronarëve të tyre dhe dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

Strukturat hetimore të DVP Shkodër, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional policor intensiv, të koduar “Fijet”, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, për vendosjen e disa kamerave, në zona shumë të frekuentuara të qarkut Shkodër, konkretisht në lagjet “Guerrile”, “Salo Halili” dhe “Kongresi i Përmetit”, me qëllim sigurimin e informacioneve për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

Mbështetur nga shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, strukturat hetimore të DVP Shkodër kanë çmontuar dhe sekuestruar 38 kamera të tjera të dyshuara të lidhura me aparate të ndryshme celulare, të cilat u evidentuan të instaluara në lagjet “Guerrile”, “Salo Halili” dhe “Kongresi i Përmetit”, Shkodër.

Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente. Vendosja e tyre është në kundërshtim me ligjin 9887, të datës 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe përbën veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, që parashikohet nga neni 121 i Kodit Penal.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna intensive për identifikimin e shtetasve që kanë instaluar këto kamera, si dhe për zbardhjen e plotë të qëllimit të vendosjes së tyre.

Më herët, gjatë fazës së parë të planit operacional policor të koduar “Fijet”, u çmontuan 21 kamera të instaluara nga rrethrrotullimi “5 Heronjtë” deri tek rrethrrotullimi i parë i bypassit të Shkodrës dhe nga rrethrrotullimi “5 Heronjtë” deri te rrethrrotullimi i Dobraçit.