
Çështja “McGonigal”/ Deputeti i PD-së shpërthen në ironi: Rama përngjan shumë me Lady Gaga! Është një njeri i cirkut, bën gafa sepse…

“Rama është frikacak e burracak...”, deputeti i PD-së: Kryeministri është i papërgjegjshëm për të mbajtur postin

“Kuvendin e kontrollon Rama”, ish-presidenti: Nuk i vendoset faji vetëm opozitës që janë të përçarë, por edhe...

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Çështja “McGonigal"/ Bamir Topi del me akuzat ndaj kryeministrit: Rama i sheh institucionet si copa letre

"U kërkoi 10 milionë euro për t’i hequr nga lista e zezë", Milaim Zeka del me deklaratën befasuese: Faik Ymeri shantazhoi biznesmenët në emër të McGonigal

Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e karburanteve, ja me sa lek do të shiten nafta dhe benzina

"Banda kriminale e drejtuar nga kryeministri...", Erisa Xhixho del me deklaratën e fortë: U janë vjedhur miliona euro shqiptarëve

Shkojnë në pikiatë/ Euro zhvlerësim historik ndaj lekut. Nafta rrënon dollarin në tregjet ndërkombëtare

Shkruar nga SOT.COM.AL 9 Dhjetor 2022
Euro preku këtë të premte të 9 dhjetorit nivelin e saj më të ulët në më shumë se 10 vite, duke u këmbyer me 115.84 lekë. Edhe valutat e tjera e mbyllën javën po ashtu me rënie, dollari këmbehet me 109.7 lekë dhe paundi britanik me 134.3 lekë.
Në fillim të kësaj jave, Banka e Shqipërisë bleu 10 mln euro me qëllim stabilizimin e kursit të këmbimit dhe rritjes e rezervës valutore. Kjo tërheqje nga tregu e çoi euron në një nivel akoma më të ulët. Gjithsesi, fundviti është një verë e dytë për euron në tregun shqiptar, pasi qarkullimi dhe përdorimi i saj rritet, për shkak të faktorëve sezonalë.
Zhvlerësimi i euros pritet të prekë depozitat që mbahen në këtë valutë, e cila ëshët zhvlerësuar mbi 2.5% kundrejt monedhës tonë vendase.
Në tregjet e huaja euro ka shfaqur stabilitet kundrejt dollarit, duke u këmbyer me 1.05 dollarë, pas një periudhe të errët, të shkaktuar nga inflacioni dhe vonesa e BQE-së për të rritur normat e interesit.
Vetë dollari amerikan vazhdon të shënojë rënie dhe vetëm në tremujorin e fundit është zhvlerësuar me 7%, pasi investitorët presin që banka Federale të ngadalësojë procesin e rritjes së mëtejshme të normës së interesave. Kjo sjellje ka shkaktuar dhe një rënie të yield-eve të titujve të thesarit në SHBA, duke bërë që tregjet të presin një recesion.
Dollari po zhvlerësohet dhe kundrejt juanit kinez, për shkak të bisedimeve të fundit për naftën. Një faktor i rëndësishëm për zhvlerësimin e dollarit së fundmi ka qenë dhe rënia e çmimit të naftës në tregjet botërore. Pas një takimi të fundit Kinë-Arabi Saudite u bisedua shkatërrimi i sistemit “petrodollar”, një marrëveshje e vjetër e vendit arab me SHBA-në, që synonte të mbante dollarin si monedhën më të fortë në glob.
Nga burimet e mediave, që nuk janë konfirmuar nga zyrtarët, Riadi i ka premtuar Pekinit që t’ja shesë naftën në juan dhe jo në dollarë, teksa Kina po bëhet gati të rihapë ekonominë pas rikthimit të Covid19-atje.
Më të lexuarat


Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e karburanteve, ja me sa lek do të shiten nafta dhe benzina

Autobusi me nxënës përplaset me një makinë, policia zbardh shkakun dhe detajet e fundit nga ngjarja (Video)

Brenda javës vodhi rreth 3 mijë euro, familja që e punësoi e denoncoi/ Si i ngriti ‘grackë’ policia pastrueses Elida Kodra në Tiranë

“Xhaxha, paratë ose…”/ I riu shqiptar i vë armën në kokë italianit, iu fut në makinë dhe...

Kush është bosi në Bllok që pastruesja i mori lekët me çantë?

Përgjimet që çuan në pranga dy mjekët dhe “tradhtia” e pacientit: “Paska qenë njeri i pabesë, plehrë”, “Mos e shaj është faji jonë”

Ripërsëritet historia! Pastruesja bën “kërdinë” në banesën ku ishte e punësuar, vodhi shuma të konsiderueshme parash (EMRI)

Ç’po ndodh? Një tjetër pastruese bie në grackë, vodhi para në shtëpinë ku punonte. Detajet e para nga policia

"Hetimet janë komplekse"/ Prokuroria reagon për arrestimin e Alda Klosit, zbardhen detajet zyrtare

(VIDEO) Ngricë dhe acar/ Në këtë aks të vendit tonë dëbora shkon mbi 1 metër, ARRSH thirrje urgjente shoferëve
