BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Shkolla nis në 14 shtator, por pandemia vë në pikëpyetje rikthimin e nxënësve në banka. Ja tre skenarët e ministrisë. Çfarë deklarojnë ekspertët

Shkolla nis në 14 shtator, por pandemia vë në pikëpyetje

Kur ka mbetur veçse një muaj nga nisja e vitit të ri shkollor, një rikthim i mundshëm i nxënësve sërish në banka është vënë sërish në pikëpyetje.

Shifrat në rritje të vazhdueshme dhe paralajmërimet për një valë të dytë në vjeshtë kanë bërë që edhe dikasteri që harton politikat mësimore të ngrejë supet.

Gjithsesi, në tryezën e diskutimit janë tri alternativa: mësimi online njësoj si në pjesën e dytë të vitit shkollor që kaloi, mësim i alternuar midis atij online dhe në banka si dhe rikthimi i plotë i nxënësve në shkollë.

Paralelisht, MAS ka përfunduar xhirimin e videove për të gjitha temat mësimore në çdo lëndë, çka lë të kuptojë se është gati të presë te nxënësit në formatin online. Vendimin final, në fakt, nuk pritet ta marrë Ministria e Arsimit, por ajo e Shëndetësisë.

Është komiteti i ekspertëve ai që do të bindë ministrinë të çelë ose jo dyert për nxënësit këtë vit mësimor. Një gjë është e sigurt. Ecuria e pandemisë, përveç vitit që shkoi, do të diktojë edhe këtë vit shkollor.

MINISTRJA

Mësimi i kombinuar, një praktikë që disa shtete e kanë përqafuar tashmë, është përmendur edhe nga ministrja jonë e Arsimit, Besa Shahini. I fundit prononcim për këtë çështje daton në 2 korrik, kur shifrat e pandemisë ishin më të qëndrueshme dhe paralajmërohej mësimi i kombinuar në dy variantet e mësimdhënies: online dhe në shkollë.

“Viti i ri shkollor fillon më 14 shtator, ashtu siç është planifikuar, por nuk do të jetë njësoj si përpara pandemisë. Ne po zhvillojmë dhe thellojmë politikat e asaj që quhet mësim i përzier, ku një pjesë e mësimit do të zhvillohet në shkollë dhe një pjesë do të vijojë të mbetet online dhe do të zhvillohet edhe në kanalin RTSH shkolla. Pra, do të bëhet një kombinim ku pjesët që duhet domosdoshmërisht të kryhen në shkollë do të bëhen në shkollë dhe pjesët e tjera do të alternohen”, sqaroi ministrja asokohe, duke mos dhënë asnjë detaj mbi modalitetet e mësimit të përzier. Por, që prej 2 korrikut, nuk ka asnjë informacion më shumë.

Ç’THONË EKSPERTËT

Strategjia që do të ndiqet për rihapjen e shkollave është kthyer në shqetësimin kryesor të javëve të fundit në vend, njëjtë si në gjithë botën. Ekspertët shqiptarë të arsimit dhe të shëndetësisë janë pro hapjes së shkollave, por me rregulla të reja.

“Sot, edhe ekonomistët, edhe sociologët, e rendisin shkollën para ekonomisë. Mësimi online është gati i pamundur për arsimin fillor. Është ndryshe në gjimnaz dhe në universitete. Rruga është hapja e shkollës dhe ndërmarrja e të gjitha masave: higjiena, distanca fizike dhe maska”, shprehet ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj. Në të njëjtën linjë mendimi është edhe epidemiologu Ilir Alimehmeti, i cili shkon diçka më tej duke kërkuar diferencim mes zonave dhe sipas grupmoshave.

“Duhet parë nga shkolla në shkollë se sa i kanë mundësitë për higjienë dhe distancim. Atje ku janë zona me situatë epidemiologjike më të qetë, kryesisht ato rurale, problematika shkollore është shumë e ulët, kurse problematika më e madhe është në qendrat më të banuara. Diferencim duhet bërë edhe në bazë të moshave. Jo të gjitha shkollat janë njësoj. Gjimnazi ka më tepër kontakte, organizojnë grumbullime, ndryshe nga fillorja. Mosha të ndryshme e përhapin sëmundjen në mënyra të ndryshme”.

Krahas këshillave të ekspertëve janë kapacitetet e shkollave tona për të siguruar kushtet e duhura, qoftë për higjienë apo distancim social. Kujtojmë që një pjesë e tyre janë dëmtuar nga tërmeti dhe nxënësit e tyre ishin strehuar përkohësisht në turn të dytë në shkollat pritëse (më të afërtat)