BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Shkon në mbi 500 numri i të helmuarve në Krujë, në ujë gjendet prezencë e Esheria Kolit dhe Streptokokut, prokuroria nis hetimet

Shkon në mbi 500 numri i të helmuarve në Krujë, në

Ka shkuar në mbi 500 numri i personave të helmuar nga uji i pijshëm në Krujë. Nga analizat mikrobiologjike të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik rezulton se në ujin e pijshëm ka ngarkesë bakteriale të Esheria Kolit dhe Streptokokut fekal. Esheria Koli është një lloj bakteri që gjendet në ushqim dhe në mjedis, i cili shkakton irritim në stomak duke përfshirë simptoma si diarre, dhimbje barku, të vjella dhe marrje mendsh. Ndërsa Streptokoku është një lloj infeksioni bakterial, i cili shkakton inflamacion dhe dhimbje fyti. Uji që u është shpërndarë qytetarëve nëpër çezma është ndotur në depon e qytetit të Krujës. Në lidhje me këtë ngjarje Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë ditën e djeshme, në një komunikatë për mediat, bëri me dije se ka nisur hetimet për veprën penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës” si dhe ka urdhëruar kryerjen e ekspertimit mjeko-ligjor. “Në lidhje me ngjarjen e datës 25.10.2021, ku pranë Spitalit “Stefan Gjoni” të qytetit të Krujës janë paraqitur me shenja helmimi një numër i konsiderueshëm banorësh të këtij qyteti, duke qenë se kjo ngjarje paraqet interes për opinionin publik, bazuar në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

Prokuroria nis hetimet

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Shtetit, në lidhje me këtë ngjarje ka nisur kryesisht hetimet për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës” me pasojë dëmtimin e shëndetit të personave, e parashikuar nga neni 201 pg. 3, i Kodit Penal. Hetimet në lidhje me këtë ngjarje janë duke u kryer në drejtim të zbulimit të shkaqeve që kanë çuar në helmimin e banorëve, si dhe individualizimin e përgjegjësive penale për personat përgjegjës. Për këtë qëllim, është urdhëruar kryerja e akteve të ekspertimit mjeko – ligjor për të përcaktuar se cili ka qenë shkaku i helmimit të banorëve. Janë duke u kryer hetime në drejtim të analizave fiziko-kimike dhe bakteriale të ujit të pijshëm që furnizon qytetin e Krujës, si dhe veprime të tjera hetimore për zbardhjen e të gjitha rrethanave në lidhje me këtë ngjarje. Aktualisht jemi në pritje të përgjigjeve të akteve të ekspertimit si më sipër”, njoftoi prokuroria. Për veprën penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës” neni 201 i Kodit Penal parashikon dënim deri në 10 vite burg kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin e njerëzve. "Ndotja e ajrit përmes çlirimit të tymrave, gazrave dhe lëndëve të tjera toksike radioaktive e bërë tej kufirit të normave të lejuara, kur vepra nuk përbën kundërvajtje administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet", thuhet në nen.

Rastet e para

Shenjat e para të helmimit masiv janë shfaqur ditë e diel dhe të hënë ku gati 35 persona kanë shkuar në urgjencën e spitalit të Krujës me shenja helmimi. Këta persona kanë treguar se shenjat kanë filluar pasi kanë konsumuar ujë të pijshëm nga rrjeti i ujësjellësit të Krujës. Nga mesdita e së hënës u ndërpre furnizimi me ujë i qytetit. Ka qenë Policia e Krujës, e cila pas lajmërimit nga spitali i këtij qyteti, ka njoftuar institucionet e shëndetit publik dhe AKU-në për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.