BREAKING NEWS

“Do ndodhë javën e ardhshme..”, Taulant Balla paralajmëron foton që do dalë për Lulzim Bashën dhe do shkaktojë ‘tërmet’ në politikën shqiptare

“Do ndodhë javën e ardhshme..”, Taulant Balla
x

Aktualitet

“Shkova në morg dhe e kapa nënën me duart e mija”/ Eksperti i Shëndetësisë pranë PD-së zbardh fakte tronditëse dhe tregon dramën e këtij qytetari: Si e firmosën skedën e vdekjes, ‘këtu është tmerr, në morg ka kufoma pa fund’

“Shkova në morg dhe e kapa nënën me duart e mija”/

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, eksperti i shëndetësisë pranë Partisë Demokratike, Gazment Koduzi, ka publikuar dëshminë e një qytetari nga Shijaku në përballjen me Covid-19.

Në dëshminë e tij Dardan Domi tregon se si u lajmërua për vdekjen e të ëmës në telefon duke u shprehur se te skeda e vdekjes ka firmosur një tjetër mjeke dhe jo ajo që e telefononte duke i thënë se ishte mjekja që po e ndiqte rastin.

“Jam këtu për të denoncuar një rast që neve na ka ndodhur në familje. Nëna jonë e quajtur Lirie Domi humbi jetën. Nuk morëm asnjë lloj përgjigje, por në situatën e atillë ku ndodhej u besonte që ka Covid, dhe ne e besuam që ka Covid. Motra që ishte këtu kishte komunikuar me të vetmen mjeke që quhej Esmeralda Meta dhe i kishte thënë që ne duhet të komunikojmë me një nga djemtë. Në një javë vetëm më kanë marrë të diel, pra pas 5 ditësh që ka qenë e shtruar. Më mori vetë, ka qenë pasdite me tha: ‘gjendja nuk është e mirë’. Pastaj na njoftuan të martën pas dy ditësh që nëna ka vdekur. Nuk kam marrë asnjë testim nga spitali që nëna ime është pozitive me koronavirus. I vetmi kontakt që kam pasur, kam pasur me doktoreshën me telefon. Kur shkova në morg na kërkuan hajdeni dy veta t’i merrni trupat t’i fusni në arkivol. Kam shkuar e kam kapur nënën time me duart e mia, por ajo që më mbeti në mendje është ajo që më thanë që ‘këtu është tmerr, në morg ka kufoma pa fund’. Te skeda e vdekjes mjeku që ka firmosur quhet Nevila Kryemadhi ndërkohë që tjetër mjek më është prezantuar mua në telefon që e ndiqte dhe tjetër mjek rezulton të ketë firmosur te skeda e vdekjes”, shprehet Dardan Domi.

PD: Me propagandën e tij Rama po fyen shqiptarët e prekur nga pandemia

Në deklaratën për media PD thotë se  “Kjo është vetëm një dëshmi e dramës që po kalojnë familjet shqiptare në këto kohë të vështira.  Pikërisht në këtë periudhë të zymtë për të gjithë globin, qeveritë e vendeve të përgjegjshme bëhen pikë reference dhe ankorë shpëtimi për qytetarët e tyre. Me propagandën e tij, Edi Rama po i fyen shqiptarët e prekur nga pandemia.  Kjo është e turpshme! Ne vendin tonë, fakeqësisht, sistemi shëndetësor është bjerrur prej 8 vitesh, duke e lënë stafin mjekësor të përballet me një situatë të tillë tragjike, për një vend të vogël si ky i yni! Në vend që t’i mbështesë, Edi Rama po i përbalt mjekët dhe sakrificën e tyre vetëmohuese.  Kjo duhet të marrë fund menjëherë!  Ngushëllime familjes! Ne do të jemi këtu për t’ju mbështetur në çdo përpjekje për të vënë në vend drejtësinë në emër të nënës suaj dhe të gjithë atyre shqiptarëve që kanë humbur të dashurit”.