BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Aktualitet

Shkrimtarja e njohur shqiptare në luftë me një sëmundje të rëndë, i ndalohet kurimi jashtë (Arsyeja)

Shkrimtarja e njohur shqiptare në luftë me një sëmundje

Teksa prej më shumë se një viti koronavirusi është kthyer në temën kryesore, duke rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve, qytetarë, institucione e politikë, ka edhe mjaft njerëz, të thjeshtë apo figura të njohura, që po luftojnë me sëmundje të tjera të rënda.

I tillë është edhe rasti i shkrimtares së njohur shqiptare, Mira Meksi, e cila po përballet në heshtje me një sëmundje të rëndë. Por, sikur të mos mjaftonte sëmundja, pandemia e Covid-19 ja ka bërë akoma më të vështirë këtë betejë shkrimtares së njohur dhe vlerësuar me mjaft çmime prestigjioze shqiptare e të huaja.

“BalkanWeb” mëson se Meksi është operuar me sëmundje të rëndë dhe i duhet të shkojë jashtë shtetit për kurim, terapi dhe shërbim mjekësor më të specializuar, por një gjë të tillë nuk ja lejon mjeku.

Ky i fundit ja ka ndaluar udhëtimin jashtë shkrimtares, pa bërë më parë vaksinën kundër Covid-19, pasi rrezikon edhe nga virusi i rrezikshëm, që po merr mijëra jetë njerëzish. Por, kolegë dhe të afërm të shkrimtares apelojnë për vaksinimin e saj, në mënyrë që t’i krijohet mundësia për kurim jashtë.

Kujtojmë se në që prej disa javësh në vendin tonë ka nisur vaksinimi kundër koronavirusit, konkretisht te bluzat e bardha dhe te të moshuarit.