BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Aktualitet

“Shkuan me zetor për të na shkulur…”/ E dërrmuar nga dhimbja dhe me nipin në krah, flet nëna që i vranë të birin dhe i plagosën burrin e dy djemtë e tjerë (VIDEO)

“Shkuan me zetor për të na shkulur…”/ E

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Garunjas të Lushnjës, ku si pasojë e një konflikti mes familjeve të dy vëllezërve, mbeti i vrarë 1 person dhe u plagosën 3 të tjerë.

Nëna e viktimës Romeo Hasalla, ka thënë për gazetarët se djemtë e kishin mbjellë me ullinj tokën që ishte bërë shkak për sherrin dhe konflikti me kushërinjtë nisi për prishjen e tyre.

“Ajo është tokë-shtet. Çunat e patën mbjellë, është toka ime, vajtën atje dhe nuk di nëna më gjë. Për punë toke. Do ketë prishur ullinjtë që ka mbjellë çuni, vajtën me zetor për të prishur ullinjtë andej”, thotë mes lotësh nëna e viktimës.

Pas konfliktit mbeti i vrarë Romeo Hasalla 30 vjeç si dhe u plagosën dy vëllezërit e tij Laert dhe Emiljano Hasalla dhe i ati Shaip Hasalla 65 vjeç.

Familja u qëllua me çifte nga kushërinjtë e tyre të parë, vëllezërit Afrim dhe Kastriot Hasalla 33 vjeç. Ata janë shpallur në kërkim nga policia, pasi pas ngjarjes janë larguar në drejtim që ende nuk dihet.