Lajme të tjera
BREAKING NEWS

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19 në 24 orët e fundit

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19
x

Aktualitet

Shkuan në dasmë dhe u infektuan, shënohet një vatër e re e Covid-19 në Fushë-Krujë (Shifrat)

Shkuan në dasmë dhe u infektuan, shënohet një vatër e

Ministria e Shëndetësisë raportoi se 23 raste pozitivë me koronavirus kanë rezultuar në rrethin e Krujës gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërsa, një vatër e re infeksioni raportohet në Fushë-Krujë. Mësohet se gjatë 24 orëve te fundit janë konfirmuar pozitivë 11 persona, të cilët kanë qenë së fundmi në një ceremoni martesore, nga ku dyshohet edhe të kenë marrë virusin.

Të infektuarit e tjerë mësohet se janë në fshatra, ndërsa në qytetin  Krujës janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit vetëm 3 raste.

Situata nga Covid-19 në vend vijon të jetë e rëndë. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 146 raste të reja, ndërsa 6 pacientë në spitalet Covid e kanë humbur betejën me sëmundjen.