BREAKING NEWS

Regjistrohen 135 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri

Regjistrohen 135 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit
x

Aktualitet

Shkuan të grabisnin shtëpinë me hanxharë me vete, fundosen 3 anëtarë të "Hellbanianz"

Shkuan të grabisnin shtëpinë me hanxharë me vete, fundosen 3

Tre shqiptarë janë arrestuar teksa kanë sulmuar një shtëpi në veri të Londrës.

Të armatosur dhe me hanxharë tre persona u arrestuan ndërsa pesë të tjerët arritën të shpëtojnë edhe pse u ndoqën nga policia.

Azen Dajci, 26 vjeç, i cili drejton një Mercedes të artë me targa HEII BOZ, mori pjesë në bastisje së bashku me të tjerët përfshirë Fabion Kuci, 27 vjeç, dhe Ardi Sheta, 18.

Në nëntor të vitit të kaluar, Sunday Express publikoi imazhe të bandës Hellbanianz që pozonin me para, makina, armë dhe kanabis.

Banda, e cila ka origjinë nga Barking, ka marrë përsipër tregtinë fitimprurëse të kanabisit dhe ka lidhje me kartelet e kokainës.

Christopher Hewertson: Grupi kishte marrë informacion që kjo ishte një fabrikë që vlente qindra mijëra dollar. Ata hynë nga dera e pasme dhe filluan që të prisnin kanabisin dhe ta fusnin në qese të zeza. Por u detyruan që të largoheshin duke lënë pas dy qesë dhe një hanxhar.

Kuci dhe Dajci u ndaluan. Dajci tentoi që të arratisej dhe fshehu armën poshtë një makine të parkuar.

Ndërsa për makinën që u largua ai tha: U fut në kundravajtje dhe ishte shumë e rrezikshme që ta ndiqnim.