BREAKING NEWS

Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e bërë nga Berisha, reagon juristja: PD ka shtrirë këmbët sa ka jorganin

Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e bërë nga Berisha, reagon
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Top Channel/ Artan Hoxha zbardh detaje të reja: Ja mesazhi që donin të përcillnin autorët

Sulmi ndaj Top Channel/ Artan Hoxha zbardh detaje të reja: Ja mesazhi
x
BREAKING NEWS

Ish-kreu i KQZ-së tregon sekretet e zgjedhjeve: Në fletën e votimit duhet të jetë Lulzim Basha

Ish-kreu i KQZ-së tregon sekretet e zgjedhjeve: Në fletën e
x
BREAKING NEWS

Gazetari zbardh detaje të reja për autorët e sulmit ndaj Top Channel: Janë ndihmuar nga persona të tjerë

Gazetari zbardh detaje të reja për autorët e sulmit ndaj Top
x
BREAKING NEWS

Janë drejt përfundimit, gazetari Hoxha zbërthen dosjet që do të përvëlojnë politikën shqiptare: Shumë shpejt do të ketë lëvizje të forta

Janë drejt përfundimit, gazetari Hoxha zbërthen dosjet që do
x
BREAKING NEWS

Gazetari zbulon detaje nga sulmi ndaj Top CHannel: Ishin 3 atentatorë. Ja lëvizja e autorëve para se të qëllonin

Gazetari zbulon detaje nga sulmi ndaj Top CHannel: Ishin 3 atentatorë. Ja
x
BREAKING NEWS

"Diku kërciti dajaku në mbledhje në 1 të natës", Berisha tregon të vërtetat e thirrjes së kandidatëve në SPAK : U zgjodhën nga padrino i mafies më të fuqishme në Europë

"Diku kërciti dajaku në mbledhje në 1 të
x
BREAKING NEWS

Ervin Karamuço zbulon detajet e para nga sulmi ndaj Top Channel pak pas mesnate: Ka lidhje me...

Ervin Karamuço zbulon detajet e para nga sulmi ndaj Top Channel pak pas
x

Aktualitet

Shmanget tragjedia në Shëngjin, 4 persona rrezikuan të mbyteshin pasi u larguan me komardare 1 milje larg bregut, 3 prej të cilëve të mitur. Policia publikon pamjet

Shmanget tragjedia në Shëngjin, 4 persona rrezikuan të mbyteshin

Katër pushues, tre prej të cilëve të mitur, janë shpëtuar nga Policia Kufitare e Shëngjinit, teksa ishin larguar me komardare rreth 1 milje larg bregut.

Ekipet e policisë gjatë patrullimit të bregdetit vunë re se dy fëmijë të moshës 12 dhe 13-vjeç, ishin larguar rreth 1.2 milje nga bregu dhe rrezikonin të mbyteshin.

Roja bregdetare ka bërë shpëtimin e dy fëmijëve të mitur, ndërkohë që gjatë kthimit janë shpëtuar dhe një baba me djalin e mitur, të cilët ishin larguar në det të hapur, po me komardare.

Policia Kufitare Shëngjin iu vjen në ndihmë 4 pushuesve ( 3 prej tyre të mitur) që rrezikuan të mbyteshin në det, pasi ishin larguar me komardare rreth 1 milje larg bregut dhe nuk po ktheheshin dot në breg.

Gjatë patrullimit të zonës së plazhit, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurtë për pushuesit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar në det, rreth 1.2 milje larg bregut, dy fëmijë të mitur, me komardare, që kishin mbetur në det të hapur dhe nuk ktheheshin dot në breg. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë, i kanë kanë marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare dhe i kanë nxjerrë në breg, në gjëndje të mirë shëndetësore, 2 fëmijët (12 dhe 13 vjeç), të cilët ishin larguar në det pa dijeninë e prindërve të tyre.

Gjithashtu, gjatë patrullimit, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin kanë marrë njoftim nga salla operative, se dy shtetas kosovarë (babai me djalin e mitur) rrezikonin të mbyteshin në det, pasi ishin larguar me komardare rreth 1 milje larg bregut dhe nuk po ktheheshin dot në breg.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare janë nisur me mjetin e tyre lundrues të Policisë Kufitare, për t’u ardhur në ndihmë dy pushuesve, të cilët i kanë gjetur rreth 1 milje larg bregut, konkretisht shtetasin F. L., 45 vjeç dhe djalin e tij 10 vjeç, dhe i kanë marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare duke i nxjerrë në breg, në gjëndje të mirë shëndetësore.

Policia Kufitare e Shëngjinit është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë dhe në këtë kuadër fton qytetarët të telefonojnë në 112, për çdo rast nevoje për ndihmë, si dhe të denoncojnë në këtë numër dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast paligjshmërie.

Gjithashtu, Policia Kufitare iu bën thirrje prindërve dhe familjarëve që të jenë më të kujdesshëm me fëmijët e tyre, të cilët mund të largohen në distancë të largët nga bregu, me ose pa mjete lundruese, duke e bërë të pamundur kthim e tyre në breg.

Më të lexuarat