BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Shpëtim Cami: Nga 2011 asnjë investim në Njësinë nr. 1, Bashkia indiferente ndaj ankesave tona të përmuajshme

Shpëtim Cami: Nga 2011 asnjë investim në Njësinë nr. 1,
Kryetari i Njësisë Bashkiake Numër 1 në Tiranë, Shpëtim Cami, në një intervistë për gazetën “SOT” na rrëfen problematikat dhe gjendjen e kësaj njësie. Sipas kreut të njësisë 1, që nga viti 2011 në këtë njësi mungojnë investimet e bëra nga Bashkia e Tiranës.
 
Kështu, ai shprehet se, veç përfshirjes formale në projektbuxhetin e bashkisë, nuk ka asnjë masë konkrete edhe pse raporte të përmuajshme për masa emergjente paraqiten çdo muaj tek Bashkia e Tiranës, raporte që deri më sot nuk kanë marrë një përgjigje. Probleme madhore thotë Cami hasen në infrastrukturë, rrugë, ndriçim, shkolla, kopshte, çerdhe, mungesa e ujit të pijshëm, si dhe komuniteti rom e shtresat e varfra. I pyetur lidhur me marrëdhëniet që kjo njësi bashkiake ka me bashkinë e Tiranës, Shpëtim Cami tha: “Ka mungesë transparencë dhe përgjegjësie lidhur me investimet dhe kompetencat e deleguara me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës për inspektoratin ndërtimor dhe policinë bashkiake.
 
Inspektorët e Inspektoratit Ndërtimor që prej një viti nuk paraqiten më pranë njësisë bashkiake për tu marrë problematikat e ndërtimeve pa leje dhe për të dhënë zgjidhjet e duhura. Ne çdo muaj i dërgojmë Bashkisë Tiranë një raport mujor me problematikat tona shpesh të përsëritura, por nuk marrim përgjigje dhe zgjidhje në të shumtën e rasteve”. Ndër të tjera, kreu i njësisë 1 e quajti kryebashkiakun Basha një drejtues të PD-së të zakonshëm, i cili ka krijuar një administratë politike, karakteristik kjo e vetë PD-së, të cilët për të qëndruar në pushtet janë gati të zhysin Tiranën në kaos.
 
Z. Cami, a mund të na tregoni se cilat janë disa nga problemet dhe shqetësimet me të cilat përballen banorët e Njësisë Bashkiake numër 1?
 
Ju falënderoj për mundësinë që më jepni të komunikoj me lexuesit e gazetës suaj! Problemet dhe shqetësimet e banorëve të Njësisë Bashkiake numër 1 janë të shumta. Për këtë nuk ndjehem aspak mirë që kjo situatë nuk ka gjetur zgjidhjet e nevojshme për shumë arsye. Njësia jonë përbëhet nga rreth 52 000 banorë, me rreth 16 000 familje. Ajo është e shtrirë në një sipërfaqe prej rreth 400 Hektarë, nga të cilat 100 Hektarë përbëhen nga ish-lagja e vjetër “Ali Demi” dhe 300 Hektarë të tjerë janë zonë informale me banorë të ardhur nga e gjithë Shqipëria. Probleme të përbashkëta janë mungesa e investimeve në infrastrukturë si rrugë, ndriçim, kanalizime, gjelbërim, punësimi, ndërtimet pa leje, shitësit ambulantë, numri i madh i nxënësve nëpër shkolla, nevoja për më shumë shkolla, kopshte dhe çerdhe. Komuniteti rom, i vendosur në një mjedis krejtësisht të papërshtatshëm tek ish-uzina traktori, mungesa e sinjalistikës në rrugë, sidomos pranë shkollave, mungesa e ndriçimit në ambientet e jashtme të shkollave, Zona informale po përballet me probleme akoma më të mëdha, siç është legalizimi i banesave, njohja dhe hipotekimi i pronësisë së banesave private të ndërtuara para viteve 90, mungesë e ujit të pijshëm, mungesë rrugësh dhe ndriçimi rrugor, papunësi në nivele të larta, nevojë për tu trajtuar me ndihmë ekonomike. Një problem i vështirë ka qenë perceptimi i Njësisë Bashkiake nga banorët, si një organ i qeverisjes vendore i votuar nga popullin, ndërkohë që ligji e ngarkon atë me përgjegjësi vetëm si një agjenci shërbimesh të deleguara, siç janë shërbimi i gjendjes civile, shërbimi i ndihmës ekonomike, vjelja e taksës së banesës, informimi qytetar, si dhe informimi i Bashkisë Tiranë apo qeverisë për gjendjen e infrastrukturës dhe kontrollit urban pa kompetenca ekzekutive. Pavarësisht këtij perceptimi, ne së pari kemi bërë mirë detyrat e përcaktuara në ligj dhe akte të tjera ligjore, si dhe kemi punuar shumë mirë me informimin qytetar. Krijuam një bazë të dhënash, bashkëpunim me shoqërinë civile dhe universitetet, me komunitetet fetare, me komisariatin e policisë, binjakëzime e shkëmbime përvojash midis njësive të pushtetit vendor brenda dhe jashtë Shqipërisë, veprimtari bamirësie, takime publike me banorët etj. 
 
Brenda muajit Tirana është përmbytur dy herë. Si kanë ndikuar reshjet e shumta të ditëve të fundit në njësinë tuaj, a ka patur përmbytje? A janë marrë masa nga Bashkia e Tiranës?
 
Reshjet e ditëve të fundit shkaktuan dëme të mëdha në një numër të konsiderueshëm familjesh dhe biznesesh. Që në ditën e parë unë inspektova të gjithë zonën, ngrita një grup pune për të verifikuar çdo familje dhe biznes të dëmtuar dhe për ta adresuar problemin në drejtimin e duhur, si dhe në bashkëpunim me prefektin e Qarkut Tiranë, Bashkinë Tiranë, Bordin e Kullimit të Qarkut Tiranë dhe Komisariatin e policisë, morëm masa për pastrimin e shtratit të lumit Lana, tek Ura e Shkozës, si dhe kontaktuam me banorë dhe Kryegjyshatën Botërore për të analizuar gjendjen dhe për të shmangur dëmtimin e më tejshëm nga shirat e mundshëm. 
 
Si kanë ndryshuar marrëdhëniet midis qeverisjes vendore dhe qendrore asaj pas zgjedhjeve të 2013 dhe ndryshimit të pushtetit?
 
Për njësinë tonë bashkiake ky ndryshim erdhi për mirë falë kujdesit të deputetit dhe Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili ka qenë dhe është njohur me problematikat tona dhe na është gjendur pranë vazhdimisht. Nga qeveria na u mundësua financimi për rrugën “Shote Galica”, e cila po vazhdon ndërtimin, me një proces shumë transparent dhe të shpejtë ndërkohë që Bashkia Tiranë që nga viti 2011, planifikon në buxhet investime për Njësinë Bashkiake numër 1, por akoma asnjë prej këtyre investimeve nuk është bërë realitet përveç dy rrugëve lidhëse të Njësisë Bashkiake numër 1 me Njësinë numër 2 (Rruga “Pasho Hysa”) dhe Komunën Farkë (Rruga “Agush Gjegjevica”). Është hapur një zyrë për informacion në shërbim të procesit të legalizimeve, ku ALUIZNI në bashkëpunim me Njësinë Bashkiake numër 1, presin dhe informojnë çdo qytetar që kanë proces legalizimin e banesës ose për të rinjtë që aplikojnë për herë të parë, duke ju ardhur në ndihmë banorëve që të mos sorollaten nga një zyrë në tjetrën. Ndërkohë, bashkëpunimi me institucionet arsimore dhe shtëpinë e të moshuarve ka qenë i vazhdueshëm me prezencë, kontribut konkret, promovim të veprimtarisë së tyre në rrjetet tona sociale dhe në gazetën e Njësisë Bashkiake.
 
Si do ta cilësoni marrëdhënien dhe bashkëpunimin tuaj me Bashkinë e Tiranës?
 
Marrëdhëniet tona me Bashkinë e Tiranës janë institucionale. Ka mungesë transparencë dhe përgjegjësie lidhur me investimet dhe kompetencat e deleguara me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës për inspektoratin ndërtimor dhe policinë bashkiake. Inspektorët e Inspektoratit Ndërtimor që prej një viti nuk paraqiten më pranë njësisë bashkiake për t’u marrë problematikat e ndërtimeve pa leje dhe për të dhënë zgjidhjet e duhura. Ne çdo muaj i dërgojmë Bashkisë Tiranë një raport mujor me problematikat tona shpesh të përsëritura, por nuk marrim përgjigje dhe zgjidhje në të shumtën e rasteve.
 
Cili është komenti juaj për qeverisjen e Bashës si kryebashkiak në këto 3 vite?
 
Lidhur më qeverisjen Basha në këto periudhë më shumë se 3 vjeçare, veprimtari të cilën unë e njohë dhe si Këshilltar i Bashkisë Tiranë, para zgjedhjes si kryetar njësisë bashkiake mendoj se ka një diferencë të dukshme në raport me qeverisjen Rama dhe me ligjin. Është një drejtues i zakonshëm i PD-së. Ndërtimi i administratave politike, karakteristikë kjo e PD-së që nga viti 1991, karakteristikë kjo edhe e Bashës në ndërtimin e administratë së Bashkisë Tiranë që nga viti 2011, nuk sjell zhvillim dhe përgjegjësi publike. Tirana ka nevojë për një drejtues të ri me vizion evropian që sjell ndryshim, qoftë edhe me kosto politike apo me dhimbje, jo përfaqësues të një filozofie të vjetër që për të mbijetuar në pushtet janë të gatshëm të kënaqin oreksin e gjithkujt dhe ta zhysin Tiranën tonë të dashur në llumin e ndërtimeve pa leje, trafikut dhe kaosit pa fund. 
 
Ç’mund të na thoni për një mandat të dytë në park këtë minibashki?
 
Sipas reformës së re administrative nuk do të ketë më njësi bashkiake të zgjedhura nga populli, kështu që nuk bëhet fjalë për kandidime të mëtejshme. Klarita ÇAUSHI