Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shpejtësi e çmenduri/ Drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes, kjo pajisje konfirmon gjithçka

Postuar: 18/07/2019 - 09:47

Një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve në rrugë, është tejkalimi i shpejtësisë gjatë drejtimit të mjetit.

Në autostradën që lidh Kavajën me Rrogozhinën, në vetëm pak minuta, u konstatuan disa raste të tejkalimit të shpejtësisë edhe pse ajo e lejuar është 90km/h”.

Top Channel, ndoqi një ditë punë të Njësisë Operacionale për Sigurisë Rrugore, për të parë nga afër shkeljet që bëjnë drejtuesit e mjeteve duke ecur mbi normat e lejuara në rrugë.

Kjo njësi patrullon në të gjithë vendin, por megjithatë një pjesë e drejtuesve të mjeteve ende nuk janë ndërgjegjësuar.

Policia rrugore, në rast të konstatimit që mjeti po qarkullon me shpejtësi mbi 118 km në orë, kur norma është 90, bën menjëherë pezullimin e patentës.

Këto janë disa nga rastet kur këtyre mjeteve, pas njoftimit të dhënë për tejkalim shpejtësie, do t’u bëhet ndalimi nga një tjetër patrullë, në vazhdimësi të rrugës.

Për rastet e tejkalimit të shpejtësisë, policia rrugore prej disa kohësh aplikon edhe gjobat elektronike. Radari, i cili fikson targën e makinës e cila po ecën mbi normat e lejuara, i përcjell printerit të dhënat dhe drejtuesi i mjetit njihet menjëherë me masën administrative.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/08/2019 - 21:20

Është riaktivizuar para disa orësh vatra e zjarrit një malin e Shëngjinit.

Për shkak të terrenit malor, mësohet se ka patur vështirësi nga forcat zjarrfikëse për izolimin e vatrës së zjarrit.

Postuar: 23/08/2019 - 20:38

Në Shëngjin flakët e kanë marrë seriozisht dhe nuk kanë ndërmend që të ndalen, që prej mbrëmjes

Postuar: 23/08/2019 - 20:19

Ditën e sotme, ashtu si çdo ditë, kryeministri Edi Rama ka publikuar mendimin e një aktoreje, e c

Postuar: 23/08/2019 - 19:39

Shumë vatra zjarri janë regjistruar në territorin shqiptar në këto ditë të nxehta, duke shkaktuar

Postuar: 23/08/2019 - 18:15

Tetë afganë janë ndaluar nga policia kufitare në tentativë për të kaluar në mënyrë të paligjshme

Postuar: 23/08/2019 - 18:03

Gazetarja Klodiana Lala foli në lidhje me dosjen 184, në të cilën shfaqen zyrtarë të lartë të sht

Postuar: 23/08/2019 - 17:48

Një 26-vjeçar, teknik për montimin dhe riparimin e kondicionerëve, humbi jetën pasi u qëllua me n