BREAKING NEWS

Regjistrohen 40 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë në Shqipëri

Regjistrohen 40 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha do të largohet përfundimisht nga Partia Demokratike? Kreshnik Spahiu bën parashikimin e BUJSHËM, zbërthen skenarin e ish-kryeministrit: Do ndodhë në shtator. Uroj që ambasadorja Kim të kuptojë këtë!

Sali Berisha do të largohet përfundimisht nga Partia Demokratike?
x
BREAKING NEWS

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’, zbulon për herë të parë fundin fatal që e pret Sali Berishën pas shpalljes ‘non grata’: Deklarata e Yuri Kim rrugë shpëtimi për Bashën, ja çfarë pritet

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Vjen momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë që ishin të ngujuar në kampin e ferrit ‘Al Hol’ në Siri, shoqërohen nga Rama dhe Çuçi (VIDEO)

Vjen momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14
x

Aktualitet

Shpërthimi i tritolit me dron në biznesin e Lefter Kokës, eksperti kriminalistikës ngre ALARMIN: Në rrezik SPAK-u dhe BKH. Është e shtrenjtë sepse nuk lë gjurmë!

Shpërthimi i tritolit me dron në biznesin e Lefter Kokës,

Biznesi i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, u sulmua me një metodë të padëgjuar më parë në Shqipëri. Autorët përdorën  dron të mbushur me eksplozivë, mbi tarracën e godinës 3-katëshe, por për profesorin e kriminalistikës, Ervin Karamuça nuk është befasi.

“Kanë qenë të pritshme. Agjencitë ligjzbatuese të huaja kanë kohë që kanë vënë alarmin për Shqipërinë, për organizimin shumë të strukturuar të grupeve kriminale, qoftë në aspektin financiar ato janë fuqizuar shumë, por edhe në një element të ri, që është rritja e kapaciteteve profesionale të tyre. Do të thotë se ata janë të aftë të përdorin dron, mina me telekomandë, të përdorin të gjithë atë lloj teknologjie, e cila është shumë e shtrenjtë. Është e shtrenjtë sepse nuk lë gjurmë”, shprehet profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuça.

A janë të gatshme autoritetet tona policore të provojnë dhe gjejnë autorët e këtyre atentateve të sofistikuara?

“Policia jonë nuk është gati për të provuar të tilla atentate, pra për t’i provuar dhe gjetur autorët sepse mjetet që janë në përdorim janë teknikisht të pagjurmueshme. Kjo ka sjell një sfidë të madhe, një sfidë të re. shprehet profesori Karamuça.

Për Karamuçën, kjo mënyrë e sofistikuar mund të jetë një rrezik për sigurinë kombëtare në vazhdim.

“Mund të përdoren edhe në sulmet ndaj institucioneve publike, autoriteteve të caktuara, ndaj drejtuesve të këtyre institucioneve. Pse jo, edhe gjykatave, të cilat po përballen përditë me krimin, SPAK-un, BKH-në, etj.”, shton Karamuça.

Rastet e para të atentateve me dronë e kanë gjenezën në konfliktin Izrael-Palestinë.

“Droni është futur këtë dhjetë vjeçarin e fundit, madje ka pasur më shumë tentative nga grupet fundamentalist islamike për t’i përdorur. Kanë filluar fillimisht midis zonave të konfliktit midis Izraelit dhe Pelestinës, me anë të dronit dhe pastaj ka pasur disa tentative edhe në Francë”, përfundon profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuça.

Karamuça mendon se njëfarë parandalimi për përdorimin e dronëve dhe rreziqeve prej tyre duhet të filloj me disa lloje, të cilët duhet të regjistrohen. Bëhet fjalë për lloje që janë të fuqishëm dhe komandohen në distanca të mëdha.