BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Shpërthimi me tritol në makinën e biznesmenit në Kamëz, policia vë në pranga 3 persona, mes tyre Gjergj Cukali

Shpërthimi me tritol në makinën e biznesmenit në Kamëz,

Atentati me tritol në Kamëz ndaj biznesmenit me iniciale Gj. M., më 9 shkurt, është kthyer sërish në skenë pasi, policia ka bërë dje të mundur arrestimin e 3 personave të dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje. Policia njofton se mes të arrestuarve është edhe një emër i njohur në fushën e krimeve dhe me precedentë të theksuar kriminal. Bëhet fjalë për personin e identifikuar me emrin Gjergj Cukali arrestimi i të cilit është bërë paraditen e djeshme pasi dyshohet të ketë qenë porositësi i këtij atentati, ku për pasojë i shënjestruari Gj. M., mbeti i plagosur në të dyja këmbët. Cukali ka qenë i dënuar më parë për 4 vepra penale. Ndërkohë, në pranga lidhur me këtë ngjarje kanë përfunduar edhe dy vëllezër të cilët dyshohet të kenë qenë bashkëpunëtorë. “Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor i ngjarjes së ndodhur në datë 09.02.2021, ku në rrugën “Silvio Berluskoni”, Kamëz, Tiranë, është tentuar të vritet me eksploziv të telekomanduar, shtetasi Gj. M., i cili si pasojë e shpërthimit ka ngelur i dëmtuar në gjymtyrë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Specialistët e Seksionit Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bënë arrestimin e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje: Gj. C., 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale të “Rrëmbim personi” “Vrasje me paramendim”, “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. E. J, 33- vjeç, dhe E. J, 24- vjeç, lindur dhe banues në Tiranë”, deklaron policia. Ndër të tjera, policia thekson se arrestimi i këtyre personave të cilët dyshohet se kishin planifikuar eliminimin e biznesmenit është bërë në kuadër të operacionit të koduar “SATELITI” teksa janë angazhuar edhe forcat e posaçme policore. “Bazuar në provat ligjore të siguruara nga puna hetimore dhe veprimeve të shpejta hetimore procedurale si dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative në lidhje me këtë ngjarje, nga Sektori Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Sektori Forcës së Posaçme Operacionale në D.V.P Tiranë në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Nr. 5, Nr. 2 dhe Nr. 4, Tiranë, Sektori Forcës Posaçme Operacionale dhe Sektori Forcës Posaçme Operacionale për mbështetjen hetimore/kërkimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u finalizua me sukses operacioni policor “SATELITI”, deklaron policia.
Sekuestrohen automjete e sende të tjera
Pas arrestimit të 3 autorëve të dyshuar, nga grupi hetimor i ngritur posaçërisht për hetimin e kësaj ngjarje, janë sekuestruar prova materiale, si automjete dhe sende të tjera, të cilat kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale dhe implikojnë drejtpërdrejt autorët e saj, prova të cilat për shkak të hetimeve nuk bëhen të ditura në këtë moment. Ndërsa tashmë të arrestuarit do të përballen me veprat penale “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur më 9 shkurt, teksa 32-vjecarit me iniciale Gj. M., i kishin vendosur lëndë eksplozive poshtë makinës së tij “BMW X5”. Lënda nuk ishte e lidhur me mjetin, por ishte vendosur në tokë, poshtë parakolpit të makinës. Si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse, e cila mendohet të ketë qenë më pak se 100 g, i riu ka marrë dëmtime të lehta në të dyja këmbët, pasi ka qenë në afërsi të makinës kur ndodhi shpërthimi. Ai menjëherë pas ngjarjes u dërgua në spital ku mori dhe ndihmën e parë, ndërkohë pas trajtimit të nevojshëm ai u largua për në banesën e tij.