BREAKING NEWS

Tubimi i 2 Marsit/ Spartak Ngjela paralajmëron Ilir Metën, zbulon kush do ta dënojë rëndë presidentin

Tubimi i 2 Marsit/ Spartak Ngjela paralajmëron Ilir Metën, zbulon kush
x

Aktualitet

“Shpërthimi u dëgjua në të gjithë Durrësin”/ Dalin detaje të reja të rënda nga atentati me eksploziv ndaj efektives së Policisë (DYSHIMET)

“Shpërthimi u dëgjua në të gjithë

Mbrëmjen e djeshme qyteti i Durrësit u trondit nga një shpërthim i fuqishëm me eksploziv. Në shënjestër ishte një punonjëse policie.

Policia njofton se i është vënë tritol makinës tip “Audi” të punonjëses me iniciale O. B.

Ndërkohë mësohet se shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa është dëgjuar në gjithë qytetin bregdetar.

Sipas Neës24 shtetasja e sulmuar ishte punonjësve civile pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit, ndërsa pista e parë ku po heton policia është ajo për shkak të detyrës. Nga të dhënat e para, mësohet se punonjësja e policisë ka thënë se nuk ka konflikte me njeri.

Njoftimi i Policisë

Më datë 25.01.2020, rreth orës 22:35, në lagjen nr 17/1, Durrës, nga muri i jashtëm rrethues i oborrit dyshohet se është hedhur nje sasi e dyshuar lënde plasese ne afërsi të makinës tip “Audi”, e parkuar në oborr dhe në pronësi të shtetases O.B., punonjëse policie.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.