BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Shpëtuan Dritan Dajtin nga burgu përjetë, kontroll në banesat e gjyqtarëve, gjenden 17 mijë euro

Shpëtuan Dritan Dajtin nga burgu përjetë, kontroll në

Me urdhër të Gjykatës për Krimet e Rënda, policia ushtroi kontrolle në 5 banesa të 3 gjyqtarëve, të cilët pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin, duke i hequr dënimin me burgim të përjetshëm. Kërkesa për kontrollin e banesave është bërë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila po heton për akuzën e korrupsionit tre gjyqtarët që pranuan gjykimin e shkurtuar për Dajtin, vendimin i cili çoi dënimin me 25 vite burg të tij, i akuzuar për vrasjen e 4 policëve. Gjatë kontrollit të banesës së gjyqtarit Skënder Damini, e cila ndodhet në zonën e Farkës policia gjeti 8 plumba dhe 17 mijë euro. Menjëherë pas gjetjes së municioneve dhe shumës së konsiderueshme monetare Damini u shoqërua në polici ku ka dhënë shpjegime. Ai u mor në pyetje dhe dha shpjegime për hetuesit për më shumë se 2 orë në drejtorinë e policisë në kryeqytet. Gjithashtu me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të rënda, gjyqtarit iu sekuestrua një aparat celular dhe pritet ekzaminimi i tij për të parë komunikimet e fundit të gjyqtarit. Në praninë e avokatit Ferdinand Ndoja, gjyqtari Damini dha shpjegime para oficerëve të Policisë Gjyqësore. Sipas burimeve ai ka sqaruar se 8 fishekët e gjetur në banesë i përkisnin një arme që ai e kishte pasur me leje për shkak të detyrës. Kjo armë ishte dorëzuar disa vite më parë, sipas një ligji të kohës, por municioni ishte harruar në shtëpi. Për shumën e të hollave gjyqtari Damini ka pretenduar se i përkisni djalit të tij që merret me biznes. “As nuk e dija që ishin aty, por mund ta provoj me dokumente, që janë të djalit”, ka thënë ai. Ndërsa për vendimin ndaj Dajtit, gjyqtari ka thënë se ka dhënë një vendim të bazuar në ligj dhe në bindjen e tij të brendshme. “Vendimi i dhënë nga unë është i kundërshtueshëm. Mund t’i bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë”, ka pohuar ai.

Operacioni

Operacioni është zhvilluar njëkohësisht në 5 qytetet, Tiranë, Lezhë, Shkodër, Vlorë dhe Sarandë, aty ku ndodhen edhe shtëpitë e gjyqtarëve Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli, të cilat u kontrolluan nga grupi operacional special. Burime bëjnë me dije për gazetën “Sot” se zyrat e gjyqtarëve nuk janë kontrolluar ende, pasi Apeli i Vlorës ditën e djeshme ka qenë i mbyllur. Kontrollet në zyrat e gjyqtarëve nuk janë bërë, pasi duhet të hapen vetëm në prani të tyre ose të avokatëve. Ndërkohë, gjyqtari Petrit Aliaj mësohet se nuk ka qenë në vendin tonë në momentin e operacionit. Burimet thonë se në banesat e tij nuk janë gjendur sende komprometuese. Gjyqtari tjetër i Apelit Vlorë, Skënder Damini ka shtëpi edhe në Vlorë, e cila është kontrolluar nga forca të shumta të policisë. Banesa ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë dhe kontrolli i saj u krye në prani të djalit të gjyqtarit, në kohën që gjyqtari ndërkohë gjendej në Tiranë, në banesën tjetër. Ndërkohë, që në orët e para të mëngjesit, Policia e Lezhës dhe prokurorët e Krimeve të Rënda ushtruan kontrolle në banesën e gjykatësit Aleks Nikolli. Burimet bëjnë me dije se gjykatësit Nikolli nuk i është gjetur asgjë e paligjshme. Prokuroria nisi hetimet për akuzën e korrupsionit dhe veprimi i parë hetimor ishte kontrolli i shtëpive. Hetuesit shpresojnë që të gjejnë prova, ku të mbështesin akuzën e tyre. Ministria e Drejtësisë ka kërkuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor që t’i shkarkojë tre gjyqtarët. Kontrollet e policisë u zhvilluan një javë pas vendimit të dhënë nga Apeli i Krimeve të Rënda, i cili vendosi të pranojë gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin, duke e dënuar përfundimisht me 25 vite heqje lirie.

Vendimi që shpëtoi Dajtin

Një javë më parë Apeli i Krimeve të Rënda vendosi të heqë burgimin e përjetshëm për Dritan Dajtin dhe dënimin e tij vetëm me 25 vite burg për akuzën e vrasjes së katër policëve pranë plazhit “Iliria” në Durrës më 7 gusht të vitit 2009. Vendimin për pranimin e gjykimit të shkurtuar në procesin ndaj Dritan Dajtit, kanë qenë tre gjyqtarë që kanë qenë pro këtij vendimi dhe dy kundra. Pro këtij vendimi rezulton të kenë votuar Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, ndërsa dy gjyqtarët nga Shkodra Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha kanë votuar pjesërisht kundër vendimit. Trupa gjykuese që dha vendimin për Dritan Dajtin përbëhej nga; Fuat Vjerdha, kryetari i Gjykatës së Apelit në Shkodër, anëtarët janë Lindita Hoxha e Aleks Nikolli, gjyqtarë në Gjykatën e Apelit Shkodër. Pjesë e pesëshes gjykuese ishin edhe Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, nga Apeli i Vlorës, të cilëve ju kontrolluan banesat mëngjesin e djeshme dhe janë vënë nën hetim me akuzën e korrupsionit nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Elvis Myrta

Më të lexuarat