
"Shqipëria dëbon diplomatin rus", ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës

Shkruar nga SOT.COM.AL 22 Janar 2021

Ministria e Jashtme shqiptare njoftoi sot se ka shpallur peron të padëshiruar dhe ka kërkuar largimin brenda 72 orësh, të Sekretarit të Dytë të ambasadës ruse në Tiranë Alexey Krivosheev, për shkak të mosrespektimit të rregullave Anti COVID të vendosura nga qeveria shqiptare
Sipas njoftimit, që prej fillimit të pandemisë, diplomati rus kishte sfiduar në mënyrë të përsëritur kufizimet e vendosura nga autoritetet shqiptare, edhe pas ankesave zyrtare që i ishin drejtuar ambasadës ruse.
Burime diplomatike, i shpjeguan “Zërit të Amerikës” se diplomati Krivosheev, kishte thyer së fundmi karantinën, duke qenë se ishte prekur nga Koronavirusi.
Ministria e Jashtme ka bërë të ditur se “përfaqësuesë të lartë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, kanë kontaktuar me ambasadorin e Ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë, Mihail Afanasiev, duke i bërë me dije shqetësimin për shkeljet e vazhdueshme të masave anti COVID-19 nga diplomati. Ministria ka mirëpritur dhe e vlerëson thellë rolin plotësisht bashkëpunues të ambasadorit për këtë çështje, me premtimin se këto akte nuk do të përsëriten. Fatkeqësisht, ndryshe nga premtimet, diplomati ka vijuar me shkeljen e masave, pavarësisht shprehjes së dëshirës së mire të të dyja palëve për mospërsëritjen e shkeljeve”, saktëson njoftimi.
Sipas Ministrisë së Jashtme “sfidimi i përsëritur i rregullave dhe masave mbrojtëse ndaj pandemisë, dhe shpërfillja e shqetësimeve të institucioneve të shtetit shqiptar lidhur me to, nuk mund të justifikohen e nuk mund të tolerohen më tej”./VOA
Më të lexuarat


Përditësimi i Covid-19/ Ulet numri i infektimeve, MSH tregon sa raste të reja u shënuan në 24 të fundit

U hodh nga spitali dhe ndërroi jetë, stilistja e njohur rikujton Xhinon për 30-vjetorin e tij: Më duket sikur pasdite do vijë në shtëpi, jetoj me gënjeshtrën që...

Aksident i rëndë në Lushnje, humbin jetën dy persona (Detajet e para nga Policia)

Sot dita e fundit për tu dorëzuar në KQZ, Partia Aleanca Demokracia e Re publikon listën e kandidatëve për deputet

“OSSHE mund ta zbulojë këtë”, Artan Hoxha tregon strategjinë kriminale që ndiqet në vendin tonë

Rriten rastet e reja në Kosovë, ja sa persona kanë humbur betejën me Covid-19

“SPAK të fillojë nga zyrtarët e lartë”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Sot paratë vijnë nga dy drejtime!

Greqia jep lajmin e keq për shqiptarët

“Më hapin barkun ata që...”, Artan Fuga del me reagimin e fortë për largimet e fundit nga politika shqiptare: Ka faj prokuroria që nuk i merr nën hetim!

Gazetarja e njohur befason me reagimin: 10 ambulanca të pajisuara me bombula oksigjeni dhe mjeku Pëllumb Pipero janë vendosur pranë PD-së
