BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Aktualitet

Shqipëria destinacion i vetëm për Kosovën, si i ndryshoi pandemia pushimet e verës

Shqipëria destinacion i vetëm për Kosovën, si i ndryshoi

Pandemia ka ndryshuar destinacionet turistike të kosovarëve këtë vit.
Për dallim nga sezonet e kaluara kur qytetarët zgjidhnin mes Shqipërisë, Turqisë, Malit të Zi e Kroacisë, tash destinacioni thuajse i vetëm ka mbetur Shqipëria.

Një pjesë e tyre veçse kanë shfrytëzuar fundjavat për pushime, e një pjesë tjetër po presin të vendosin varësisht se si vijojnë rastet e reja me virus.

Disa prej tyre preferojnë të shkojnë në Turqi për shkak të sigurisë, e disa po presin që Mali i Zi të heq testin për Covid 19, si kriter për të hyrë në këtë shtet.

Një pjesë zgjedhin të mos bëjë fare pushime këtë vit.

Në përzgjedhjen e Shqipërisë si destinacion ka ndikuar edhe fushata “Pusho Shqip”, duke bërë që të rritet kërkesa për bregdetin në veri.

Por, të dhënat kufitare të pikës Vërmicë- Morinë tregojnë përgjysmim të numrit të qytetarëve drejt Shqipërisë.

Vetëm gjatë muajit qershor 2019, afër 270 mijë qytetarë ishin nisur drejt bregdetit shqiptar, ndërsa gjatë qershorit të këtij viti, vetëm 130 mijë.

Më të lexuarat