BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Shqipëria kthehet në arenë betejash mes bandave, ekzekutohet në Elbasan vëllai i Talo Çelës, autorët të veshur si policë

Shqipëria kthehet në arenë betejash mes bandave, ekzekutohet

Shqipëria duket se është kthyer në fushëbetejë mes bandave të drogës. Atentati i së martës me tritol tronditi gjithë Tiranën, por qetësia ka zgjatur vetëm një ditë. Dje ka qenë Elbasani që është tronditur nga një tjetër atentat kriminal pasi Bujar Çela vëllai i Talo Çelës, është ekzekutuar me armë zjarri, brenda 60 sekondash, në një lokal në Bradashesh të Elbasanit. Sipas burimeve, ekzekutimi mafioz ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 05:45 në të njëjtën kohë kur Çela ishte duke konsumuar kafen e mëngjesit, teksa papritmas tre persona të maskuar si policë kanë zbrazur rreth 20 plumba drejt tij duke e lënë të vdekur. Ky ishte orari në të cilin Çela, pasi parkonte makinën e tij tip “Benz” me targa AA 020 UZ në hyrje të lokalit, konsumonte kafen e mëngjesit dhe niste ditën e punës si taksist ku priste udhëtarë që vinin me autobusë nga Greqia, ndërsa janë dashur vetëm 60 sekonda për ta ekzekutuar. Pavarësisht skemës së përdorur nga ana e atentatorëve për të mos u identifikuar kamerat e sigurisë kanë kapur çdo lëvizje të tyre. Referuar pamjeve filmike mësohet se atentatorët kanë qenë tre, të cilët më pas kanë zbritur nga mjeti “Renault” dhe kanë qëlluar në drejtim të Çelës, ndërsa mësohet se njëri prej tyre ka qenë i armatosur me një pushkë dhe 2 të tjerët me pistoleta. Ndërkohë mësohet se pak minuta më pas kjo makinë me targa AA 876 DC u gjet i djegur, pak kilometra nga vendi i ngjarjes, më konkretisht në fshatin Murras, e cila dyshohet të ketë qenë e autorëve. Ndërsa, pista kryesore e hetimeve është për shkak të përfshirjes kriminale të vëllait të tij, Talo Çela në grabitjen e Rinasit si dhe dyshimet për disa vrasje në Durrës, mes tyre dhe vëllezërve Haxhia në Durrës. Në vendngjarje mësohet se janë sekuestruar 20 gëzhoja.

E shkuara e Talo Çelës

Emri i Talo Çelës është i njohur për drejtësinë kombëtare dhe ndërkombëtare pasi është shpallur në kërkim, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”. Sipas burimeve, emri i Çelës përkon me ngjarjen e ndodhur në datë 9 prill 2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare, të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje. Gjithashtu Çela dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri të 2 vëllezërit Haxhia në Durrës. Vrasja e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në makinën e tyre tronditi gjithë opinionin publik. Sipas të dhënave, gjithçka mund të ketë ndodhur për grabitjen e Rinasit. Vëllezërit Haxhia dyshohet se kishin dijeni për vendin ku ishin fshehur paratë dhe nuk kanë treguar. Sipas informacioneve dyshimet janë se pas grabitjes paratë janë fshehur në servisin e vëllezërve, por më pas janë zhdukur. Nga dëshmia e të penduarit Klevis Alla, i cili njihet si një nga autorët e ngjarjes, është zbuluar edhe lidhja mes dy ngjarjeve cili ka treguar se një nga vëllezërit Haxhia, konkretisht Besmiri ka qenë ai që ka ndihmuar dhe strehuar një nga autorët e grabitjes së parave. 22-vjeçari ka deklaruar se me dy vëllezërit është konfliktuar për pagesën e një makine, ku debatet më të forta i ka pasur me Besmirin. Ai së bashku me Altin Ndocin, kanë përdorur një makinë Toyota ngjyrë gri për ekzekutimin e vëllezërve. Vrasja e dyfishtë ka ndodhur te tregu i makinave, i cili njihet si tregu më i madh i makinave të përdorura në Shqipëri. Gjithashtu Klevis Alla ka treguar se grupi që ai bënte pjesë është i përfshirë edhe në 4 ngjarje të tjera kriminale, duke përfshirë edhe vrasjen e Dorian Shkozës.