BREAKING NEWS

Pas takimit me ambasadoren, Ilir Meta del në konferencë për shtyp dhe tregon porosinë e prerë që i dha kreut të KLSH, Arben Shehut

Pas takimit me ambasadoren, Ilir Meta del në konferencë për shtyp
x

Aktualitet

Shqipëria në karantinë/ Drejtoresha e Tatimeve tregon shumën që do të jepet për muajt mars-prill-maj

Shqipëria në karantinë/ Drejtoresha e Tatimeve tregon shumën

Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj tha se të gjithë të punësuarve, që janë pezulluar nga muaji mars, kur u konfirmua rasti i parë me COVID-19 në Shqipëri, do iu jepet paga minimale, pra 26 mijë lekë.

“Kjo është një ndihmë që qeveria ka vendosur t’iu japë të punësuarve. Ky support do të jepet nga data 1 prill për periudhën kur të punësuarit do të jenë pa punë. Janë mbi 60 mijë të punësuar që do të përfitojnë nga kjo nismë. Kjo është një mbështetje për të punësuar. Mënyra se si do të shpërndahet është bazuar në të dhënat tatimore. Bizneset e mëdha do të merret parasysh listëpagesa nga janari deri në mars”, tha ajo.

Sa i përket pagës së luftës, Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, sqaroi se do të jepet në prill për muajin e marsit, në maj për prillin dhe në qershor për majin

“Do jepet në prill për muajin e marsit, në maj për prillin dhe në qershor për majin. Nëse situata do vazhdojë kështu, qeveria do marrë masa për zgjatjen”, tha ajo në News24.

Më të lexuarat