BREAKING NEWS

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu nxjerr për herë të parë EMRAT: Do ketë prurje të reja!

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu
x

Aktualitet

Shqipëria rrezikohet nga vala e katërt e Covid-19? Ja si përgjigjet epidemiologu i njohur

Shqipëria rrezikohet nga vala e katërt e Covid-19? Ja si

Epidemiologu Artan Simaku thotë se Shqipëria nuk rrezikohet nga një valë e katërt agresive e pandemisë Covid-19.

Sipas tij, për shkak të grumbullimeve në fushatën elektorale, mund të ketë një shtim të rasteve në ato qytete ku kanë ndodhur këto grumbullime.

Simaku shprehet se vendi nuk rrezikohet nga një valë e katërt agresive për shkak se në Shqipëri kemi një imunizim natyral në shkallë të lartë dhe për shkak të vaksinave që po aplikohen.

Sipas tij, zonat që mund të kenë më shumë raste janë ato rurale, ku përgjatë 1 viti ka pasur një përhapje të paktë të rasteve me Covid dhe mungon imunizimi natyral.

Ndërkohë në raport me numrin e banorëve, Gjirokastra rezulton një nga qytetet më të prekura nga pandemia, për të vijuar më pas me Tiranën dhe Beratin.