Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shqipëria ‘thyen rekordin’/ Raporti: Vendi i parë në rajon për numrin e të burgosurve

Postuar: 19/09/2018 - 07:59

Për vitin 2018 Shqipëria ka numrin më të lartë të të burgosurve për 100 mijë banorë. Sipas të dhënave të mbledhura nga Organizata Prison Studies dhe të publikuara në World Prison Brief, për 100 mijë banorë numri i të burgosurve në Shqipëri ishte 193. Krahasuar me vendet e rajoni ky është numri më i lartë.

Në vendet e Ballkanit Perëndimor pas Shqipërisë, për numër të lartë të burgosurish, renditet Mali i Zi me 174 të burgosur për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Serbia me 174 të burgosur për 100 mijë banorë, Maqedonia me 134 të burgosur për 100 mijë banorë.

Numrin më të ulët të të burgosurve në Ballkanin Perëndimor e ka Kosova dhe Bosnje Hercegovina me përkatësisht 106 dhe 73 të burgosur për 100 mijë banorë.

Për sa i përket kontinetit europian, vendet e lindjes dhe kryesisht ato që kanë dalë nga regjimet komuniste kanë numër më të lartë të burgosurish për 100 mijë banorë. Në vend të parë në Europë qëndron Rusia, ku sipas të dhënave për vitin 2018, numri i të burgosurve ishte 400 për çdo 100 mijë banorë. Numër të lartë të burgosurish kanë edhe vendet e balltike dhe Bjellorusia, ku numri i të burgosurve i kalon 200 për çdo 100 mijë banorë.

Edhe Turqia renditet ndër vendet me numër të lartë të burgosurish, ku për çdo 100 mijë banorë në 2018-n llogariten rreth 287 të burgosur. Pas përpjekjes për grusht shteti në Turqi, numri i të burgosurve atje është rritur ndjeshëm.

Numrin më të lartë të të burgosurve në të gjithë botën për vitin 2018 e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku sipas të dhënave të publikuara për 100 mijë banorë kishte 655. Edhe vendet e Amerikës Latine kanë një numër të lartë të burgosurish, ndërsa numrin më të lartë e ka Brazili me 323 të burgosur për 100 mijë banorë.

Në Azi, numrin më të lartë të të burgusorve për 100 mijë banorë e ka Tajlanda, ku sipas të dhënave në 2018-n kishte rreth 520 të burgosur për 100 mijë banorë./ Monitor

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2018 - 23:52

Studentët e parë që u çuan në protestë kundër tarifës së provimeve të bartura ishin ata të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Arkitekturës dhe Urbanistikës.Në një lidhje të drejtpërdrejt me emisionin “Open

Postuar: 10/12/2018 - 23:47

Gazetari Blendi Fevziu ka përdorur në studion e emisionit “Opinion” megafonin e stude

Postuar: 10/12/2018 - 23:33

 Gazetari Blendi Fevziu ka përdorur në studion e emisionit “Opinion” megafonin e

Postuar: 10/12/2018 - 23:25

 Personi që shikoni në foton e mësipërme është Kostandin Pula, kryetar i Partisë Demokratike

Postuar: 10/12/2018 - 23:16

Kryeministri Edi Rama është refuzuar të flasë përmes një lidhje telefonike në emisionin “Op

Postuar: 10/12/2018 - 23:09

Mbrëmjen e sotme, profesori Ndriçim Mehmeti ka deklaruar se  drejtori i komunikimit në Kryem

Postuar: 10/12/2018 - 23:05

 Kryeministri Edi Rama është përpjekur të negciojë  me studentët në emisionin ‘Op