Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shqiptarët e ‘kryqëzuan’ pasi fitoi çmimin Nobel në Letërsi, shteti austriak merr vendimin e papritur ndaj shkrimtarit Peter Handke

Postuar: 08/11/2019 - 16:13

Autoritetet austriake kanë nisur hetimet mbi dyshimet e forta nëse fituesi i çmimit Nobel për Letërsi, Peter Handke, ka pranuar shtetësinë e ish-Jugosllavisë në vitin 1999. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë fituesi i çmimit Nobel në Letërsi automatikisht humb shtetësinë e Austrisë.

Kryetari i rajonit ku ka jetuar Handke ka urdhëruar urgjentisht drejtorinë për të hetuar faktet. Carinthia është krahinë në të cilën Handke ka qenë i lajmëruar para se të lëviz, kështu që ajo ka juridiksion për çështjen e shtetësisë, raporton Kosova Press.

Ligji austriak parashikon shtetësi të dyfishtë vetëm në raste të jashtëzakonshme. Handke duhej të merrte miratimin e autoriteteve austriake për nënshtetësi të dyfishtë pasi të paraqiste një kërkesë me shkrim në Carinthia përpara se të merrte pasaportën e ish- RFJ-së. Shkrimtari, atë kërkesë siç është evidentuar në dosje këtë nuk e ka bërë kurrë. Mediat austriake për shkak të situatës së re spekulojnë se me cilën shtetësi kur Handke ka marr çmimin Nobel përfaqëson Serbinë apo Austrinë.

Fituesi i çmimit Nobel shkaktoi reagime të forta në opinionin shqiptar pasi ai njihet si një nga mbështetësit me të zjarrtë të ish-liderit të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviçit. Ky i fundit me regjimin e tij spastrues kreu gjenocid ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë gjatë luftës në vitin 1999.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/11/2019 - 13:29

Mjeti që drejtohej nga një femër, e cila kishte në makinë dhe djalin e saj është përplasur në aksin rrugor rrethrrotullimi i Çermës-Lushnje.

Fatmirësisht të dy personat, nënë e bir, nuk kanë pësuar lëndime.

Postuar: 22/11/2019 - 13:26

Pas denoncimit të Presidentit Ilir Meta se këshilltari i tij Tedi Blushi është kërcënuar e shanta

Postuar: 22/11/2019 - 13:16

4 fëmijë të shkollës 9-vjeçare në Golem janë helmuar nga një sprai boje, ndërkohë që kanë qenë du

Postuar: 22/11/2019 - 13:04

Falë një operacioni të strukturuar mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë mëngjesin e djeshëm u

Postuar: 22/11/2019 - 12:59

Momenti kur Tirana u shpall Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022 mbrëmë vonë në Amiens ka

Postuar: 22/11/2019 - 12:59

Forcat xhenier kanë mbërritur tek Sheshi Skënderbej me robot dhe bllokues valësh për të bërë të m