BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Shqiptari vdiq në burgun e Serbisë, trondit familja e 28-vjeçarit: E kanë torturuar, kemi një incizim

Shqiptari vdiq në burgun e Serbisë, trondit familja e

Nagip Zymberi, xhaxhai i 28-vjeçarit Artan Zymberi, i cili ndërroi jetë në burgun “Sremska Mitrovica” në Serbi, tregoi se arsyeja pse nipi i tij u arrestua në kufirin Kosovë-Serbi ishin tatuazhet në trup me flamurin kombëtar, si dhe një foto me armë kallashnikov që ndodhej në automjetin me të cilin po udhëtonte drejt Norvegjisë.

“Arrestimi i Artanit ka ndodhur para një vit e dy muaj, përafërsisht. E familjarët e kanë marrë vesh arrestimin e tij diku pas një jave. Pasi e kanë marrë vesh që është arrestuar nga policia serbe dhe është në burg për shkak të automjetit, ku e kishte të fotografinë e një arme kallashnikov, familjarët menjëherë kanë shkuar dhe kanë angazhuar avokat nga Norvegjia. Edukatorja e tij sociale që është që nga fëmijëria, ka intervenuar përmes ambasadës për ta transferuar këndej. Prindërit kishin shkuar në Beograd, kur atij veç iu kish shqiptu dënimi si terrorist shqiptar, për tri vite”, deklaroi Zymber.

Për Telegrafin, ai u shpreh se beson që Artani ka humbur jetën pas torturave që i janë bërë gjatë vuajtjes së dënimit të tij si dhe pas zjarrit që përfshiu burgun më 21 nëntor 2022.

Ai tregoi se kur ka rënë zjarri, dyert e pavijonit kanë qenë të mbyllura tetë orë.

“Më 21 nëntor paska ndodh djegia e burgut në pavijonin numër 2. Ne e kemi lajmëru rastin në Norvegji, pasi Artani është shtetas norvegjez, ka lindur atje. Artani ka pas tatuazh nëpër trup, kallash edhe në kerr po ashtu. Artani ka ardhë nga Serbia për në Kosovë. Në kthim ai është kapur nga policia serbe në kufirin Kosovë-Serbi. Artani ka ndërruar jetë më 21 nëntor. Ai e ka dashur vendin e vet. E ka vizatuar flamurin sipas dëshirës së vet. Si djemtë e rinj që bëjnë tatuazhe. Për mendimin tim ka pas maltretime të mëdha. E fundit ka qenë kur e kanë djeg burgun, e kanë mshelë pavijonin numër 2 për tetë orë. Aty ka pas dhe të burgosur të tjerë, jo vetëm Artani. Nëpër gazeta, serbët e jepnin lajmin se kinse katër gardianë janë lënduar, e për të vdekur nuk kanë raportuar që ka.”

Nagipi shtoi se posedon një audio të bërë nga një i burgosur nga Siria, i cili, sipas tij, ka treguar për torturat që gardianët serbë kanë kryer në burg ndaj Artanit.

“Edhe një incizim e ka vëllai të një siriani, i cili i ka treguar se si e kanë torturuar Artanin në burg. Sa që siç kish thënë siriani, ai s’ka guxu as me u la, pasi në momentin që ia kanë pa tatuazhet e kanë rrehë.”

Ministria e Drejtësisë e Serbisë tha për Radion Evropa e Lirë se Artan Zymberi, shtetas norvegjez me prejardhje nga Kosova, i cili ka vdekur në një burg në Serbi më 27 nëntor, “ka refuzuar të trajtohet për një sëmundje që kishte”.

Mediat në Kosovë, ditëve të fundit, kanë raportuar se familjarë të të ndjerit kanë shprehur dyshime se Zymberi, 28 vjeç, mund të jetë vrarë shkaku i disa tatuazheve në trup, si ato me figurën e Adem Jasharit – i vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë më 1998 – shqiponjës dhe emblemës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ministria e Drejtësisë e Serbisë njoftoi se nga 3 shkurti i këtij viti, Zymberi ishte duke vuajtur dënimin me burg në Sremska Mitrovicë, me kohëzgjatje prej tre vjetësh e tetë muajsh, për veprën penale: prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve.

Atij, më parë, i ishte shqiptuar masa e paraburgimit, po ashtu në Sremska Mitrovicë, ku ndodhej që nga 29 prilli i vitit 2021.

Nuk është e qartë se si ka ardhur deri tek arrestimi i tij në Serbi.

Ministria serbe tha se kur Zymberi është marrë në mbajtje, ka deklaruar se është duke u trajtuar nga një “lloj i caktuar i sëmundjes”, por ajo tha se nuk mund të specifikojë më shumë, për shkak të Ligjit për të dhënat dhe mbrojtjen personale dhe Ligjit për kujdesin shëndetësor.

Ministria, po ashtu, tha se Zymberi nuk ka pasur me vete dokumentacion mjekësor, por se është kontrolluar disa herë nga mjeku dhe se, në bazë të gjendjes që kishte, merrte terapi adekuate.

Ministria serbe tha se ai kishte “kujdes të plotë mjekësor” dhe “kontroll të rregullt”.

Sipas saj, Zymberi, gjatë vuajtjes së dënimit, ishte referuar disa herë në një spital special të burgut në Beograd.

Ai u tha se ka refuzuar mjekimin dhe ushqimin në disa raste.

Për herë të fundit, ai ka qëndruar në këtë spital special nga 28 korriku deri më 17 shtator të këtij viti.

Pas kësaj periudhe, ai u kthye në burg në Sremska Mitrovicë me udhëzimin për terapi dhe trajtim të mëtejshëm, të cilin “ky i dënuar me vendosmëri e refuzoi”.

“Me të dënuarin është diskutuar disa herë se duke refuzuar terapinë, me dashje rrezikon shëndetin”, thuhet në deklaratën e Ministrisë serbe të Drejtësisë dhënë Radios Evropa e Lirë.

Sipas saj, mjeku ka konstatuar vdekjen e Zymberit më 27 nëntor, në ora 07:15, në shtratin e tij në burgun e Sremska Mitrovicës.

Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë bëri të ditur për REL-in se është njoftuar për vdekjen e Zymberit në burgun në Serbi, por shtoi se “për çdo pyetje për rrethanat e vdekjes, duhet drejtuar autoriteteve serbe”.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës thonë për Gazetën Sinjali se Misioni i Posaçëm i Republikës së Kosovës në Beograd ka kontaktuar me Zyrën Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, për ta konfirmuar rastin.

Ata shtojnë se ende nuk kanë marrë konfirmim për rastin.

“Nga Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë na është komunikuar se janë duke u përpjekur të marrin të dhënat e nevojshme nga autoritetet tjera serbe, por deri tani nuk na kanë ofruar ndonjë informatë me të cilën e konfirmojnë rastin”, thuhet në përgjigjen nga MPJD për Sinjalin.

Ndërsa shtojnë se “Misioni i Posaçëm i Republikës së Kosovës në Beograd dhe ambasada e  Republikës së Kosovës në Norvegji janë në kontakt dhe në dispozicion të familjes Zymberaj”.

Nga MPJD po ashtu, theksojnë se për rastin nuk kanë parë raportime nga mediat serbe.

“Po ashtu, mediat serbe nuk kanë raportuar për vdekjen e z. Artan Zymberaj”, thuhet në përgjigjen për Sinjalin.

Si përfundoi Artan Zymberi në burgun e Serbisë?

Familjarët e të ndjerit kishin bërë të se ditur se Artani një vit më parë ishte arrestuar në Serbi për posedim të disa tabletave.

Atje iu caktua masa e burgimit për 3 vjet, por që sipas tij, pas dhjetorit do të transferohej në Norvegji.

Sipas xhaxhait, përgjatë një viti, prej kohës kur nipi i tij ishte në burg, nuk e kanë takuar asnjëherë, gjithmonë me arsyetime të ndryshme.

Këtu lindin edhe dyshimet e familjes, që shprehen se vrasja mund të ketë ndodhur për shkak të “tatuve” të Adem Jasharit, Skënderbeut, Shqiponjës e UÇK-së

Deklarata e Nexhat Zymberajt:

Na sipas informatave të prifitit që na ka tregu, na ka jep lajmin që djali ka vdekur në burgun Mitrovicës Sremit. (Sremska Mitrovica) Prifti norvegjez, se këtu në Novergji prifit zakonisht i jep informatën që ka ndërruar jetë. Sigurisht përmes konsulatës ka ardh ky informacion, unë nuk kam qenë aty ku ka ardhur ky informacion.

Çka po di unë, e kanë nxonë me do tableta, hapa, nuk e di as vet me çfarë hapa dhe u burgos atje. Dhe madje e kanë dënu 3 vjet. Ai ka nejt që 1 vit e diçka, ai ka pas mu transferu në shtetin norvegjez, sepse ai shtetas norvegjez dhe kështu mas vitit të ri ka pasë që ky ka mu transferu në Norvegji me kry burgun.

Ka qenë në burgun Sremska Mitrovica. Është burg i serbëve. Unë kam këqyrë gjithkah nëpër informata, kjo ngjarje ka pas ndodhur para 1 jave, ku kish pas ndodhur një zjarrë aty, kurse 4 gardianë janë lëndu edhe dy të burgosur janë dërguar në Novi Pazar duke u shëruar. Ku nuk e dimë a ka mundur të ketë qenë edhe ky pjesë e kësaj ngjarje.

Që 1 vit as kontakt, ja djali nuk po do me folë ja nuk është aty ja është në ushtrime. Që 1 vjet nuk kemi pasur kurrfarë kontakti.

Na po dyshojmë se ky ka pasur, tatu, Adem Jasharin në gjoks, Skënderbeun në tjetrën anë, shqiponjën, ka pasur edhe emblemen e UÇK-së. Ky nuk e ka ditur as gjuhën serbe se ai u lind e rritur në Norvegji. Kanë dyshime se serbët gjithçka bojnë.