
Shqiptarja 101-vjeçare mposht COVID-19 për dy javë, tregon çfarë përdori për të luftuar virusin në kushte shtëpie

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Janar 2021
Një e moshuar shqiptare ka kaluar pa probleme COVID-19. 101-vjeçarja e cila jeton në Itali, pas infektimit të familjarëve të saj në Udine, u prek edhe ajo.
Bajame Goxhabelli rezultoi pozitive në 31 dhjetor të vitit 2020. Pavarësisht rrezikut të madh, gruaja me mbi një shekull jetë tregon për A2 se e kaloi lehtë Covidin dhe pas dy javësh rezultoi negative.
“E kalova pa problem Covidin, ia hodha për bukuri”, deklaron ajo. Ashtu si misteri i këtij virusi, po aq e habitshme është dhe fakti që 101-vjeçarja e kaloi Covidin në shtëpi dhe vetëm me paracetamol.
Familjarët e saj thonë se nëna e tyre nuk vuan nga asnjë sëmundje dhe nuk ka përdorur asnjëherë ilaçe gjatë jetës së saj.
“Edhe nëna u prek nga koronavirusi por me shumë pak problem. Me pak temperaturë, me takipirina dhe me ushqim të mirë e kaloi. Nuk ka vuajtur nga asnjë sëmundje dhe nuk ka përdorur ilaçe gjatë jetës së saj. Nëna ka 7 fëmijë, 15 nipër e mbesa dhe 26 stërnipër e mbesa”.
Shqiptarja 101-vjeçare nga Korça ka lindur në vitin e pandemisë së gripit spanjoll dhe pas 100 vjetësh përjetoi pandeminë e Covid-19
Më të lexuarat


Përditësimi i Covid-19/ Ulet numri i infektimeve, MSH tregon sa raste të reja u shënuan në 24 të fundit

U hodh nga spitali dhe ndërroi jetë, stilistja e njohur rikujton Xhinon për 30-vjetorin e tij: Më duket sikur pasdite do vijë në shtëpi, jetoj me gënjeshtrën që...

Aksident i rëndë në Lushnje, humbin jetën dy persona (Detajet e para nga Policia)

Sot dita e fundit për tu dorëzuar në KQZ, Partia Aleanca Demokracia e Re publikon listën e kandidatëve për deputet

“OSSHE mund ta zbulojë këtë”, Artan Hoxha tregon strategjinë kriminale që ndiqet në vendin tonë

Rriten rastet e reja në Kosovë, ja sa persona kanë humbur betejën me Covid-19

“SPAK të fillojë nga zyrtarët e lartë”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Sot paratë vijnë nga dy drejtime!

Greqia jep lajmin e keq për shqiptarët

“Më hapin barkun ata që...”, Artan Fuga del me reagimin e fortë për largimet e fundit nga politika shqiptare: Ka faj prokuroria që nuk i merr nën hetim!

Gazetarja e njohur befason me reagimin: 10 ambulanca të pajisuara me bombula oksigjeni dhe mjeku Pëllumb Pipero janë vendosur pranë PD-së
