Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shtatë vite nga “21 janari”, Rama: Jeni të gjithë vrasës

Postuar: 21/01/2018 - 11:56

Kryeministri Rama iu përgjigj sot të gjitha akuzave dhe mallkimeve, siç i quajti ai, të qytetarëve që presin ndëshkimin e fajtorëve të 21 Janarit, por edhe të atyre prokurorëve e gjyqtarëve që në 27 vjet janë korruptuar.

“Kur vjen fjala te drejtësia ky padurim artikulim si një spazëm e dhimbshme. Nuk po shohim asgjë, është fjalia që e përmbledh atë. Krejt kuptueshëm vigjilja e 21 janarit e bëjnë lënguese spazmën. Pse nuk i fut në burg, jeni të gjithë vrasës, jeni të gjithë hajdutë, jeni që mos qofshi dhe shto ujë akuzash e shto mjell mallkimesh. Përballë shpërthimit të zëshëm mund të arrish të dyshosh që këta njerëz nuk e kanë marrë vesh ende ndryshimin e sistemit në Shqipëri, nga sistemi i drejtësisë popullore në shtetin e së drejtës.

Sot kemi jo vetëm një popull që aspiron drejtësinë dhe e pret atë me padurim, por edhe një palë njerëzish të motivuar, politikanësh që shumicës qeverisëse që kanë të gjithë durimin për ta çuar deri në fund shkatërrimin e botës që u ka nxirë jetën kaq shumë shqiptarëve.

A ka humbur drejtësia? Drejtësia pas viteve të diktaturës ka qenë një humbëse e madhe sa herë që padrejtësia e parasë ka qenë palë e interesuar në proces. Sidoqoftë drejtësia ka humbur beteja, por jo luftën.

Sot njerëzit e sfilitur nga ndjenja e drejtësisë që nuk vjen kërkojnë padurim skalpin e fajtorëve, kërkojnë larjen e një hesapi të madh pas një cerek shekulli”, u shpreh Rama

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/02/2018 - 08:46

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker do të mbërrijë ditën e sotme në Tiranë, ku do të ketë takime me krerët më të lartë të vendit tonë.

Postuar: 25/02/2018 - 08:43

Një valë "e acartë" do të godasë pjesën më të madhe të Europës, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Postuar: 25/02/2018 - 08:38

Kryeministri, Edi Rama e ka nisur ditën me një artikull që promovon turizmin  në vendin tonë.

Postuar: 25/02/2018 - 08:11

Biznesmeni Idlir Karkini i shpallur në kërkim për skandalin e pronave në plazhin e Spillesë është duke u hetuar nga Prokuroria për pastrimin e produkteve të veprës penale.

Postuar: 25/02/2018 - 08:05

Policia e Kavajës në bashkëpunim me prokurorinë kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit tip "Toyota" shtetasin Halil Koka, 40 vjeç, banues në Durrës.

Postuar: 25/02/2018 - 07:57

Kuvendi dhe Presidenti i Republikës janë vënë në lëvizje për të zgjidhur ngërçin e krijuar në Gjykatës Kushtetuese, por në ditët në vijim pritet që problemet t’i “pr

Postuar: 25/02/2018 - 07:54

Tre deputetët e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet kanë braktisur kryetarin e saj, Shpëtim Idrizi.