BREAKING NEWS

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca është e lëkundur

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca
x

Aktualitet

“Është alarmante dhe shqetësuese”, Basir Çollaku nxjerr prapaskenat e lëvizjes më të fundit të Sandër Lleshajt: Kjo është metodë e Sigurimit të Shtetit! Gazetarët ka kohë që përgjohen!

“Është alarmante dhe shqetësuese”, Basir

Gazetari Basir Çollaku ka komentuar propozimin më të fundit të ministrit Sandër Lleshaj për të bërë ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit, ku parashikon përgjim 3 muaj pa autorizim nga prokuroria.

Çollaku tha për emisionin ‘ABC e Mëngjesit’ se këto janë metoda identike të sigurimit të dikurshëm në diktaturë, ndërsa i cilëson si alarmante dhe shqetësuese.

“Sandër Lleshit ia kanë dhënë atë nuk e ka propozuar. Ai është lexuesi i atij drafti që është bërë. Por është alarmante dhe shqetësuese se është një rikthim i ustallarëve të hetimit. Janë identike metoda të sigurimit të dikurshëm. Këtu tani ka një privatizim tërësisht të atij institucioni. Mund t’ia vëmë emrin Sandër Lleshaj, Edi Rama. Është edhe çështje trashëgimie. Është pak gjenetike. Të vesh një ushtarak ministër të Brendshëm që këtu i fillo çudia.

Ky model nuk është në asnjë vend të botës. FBI nuk i ka këto qyfyre. E filluam eksperimentin edhe me gripin. Dy llojet e përgjimeve që kemi nuk bëhen pa miratim në gjykatë”, u shpreh gazetari.

Gazetari theksoi se edhe reagimi i SPAK, i cili e ka kundërshtuar këtë projektligji është i vakët.

“Reagimi i SPAK sërish është i vakët, ata nuk duhet të bëhen pjesë e asnjë tryeze që gatuan këtë çorbë”, tha ai.

Çollaku tha më tej se në vend po rikthehet ajo që ndodhi në vitin 2016, pasi ka filluar në masë kultivimi i kanabisit.

“Ne po konkurrojmë 2016 për kultivim kanabisi. Çunat kanë filluar. Çunat problematikë po bëjnë gati zgjedhjet. Çunat e dorës së parë po bëjnë gati parcelat. Kultivimi i hashashit është kthyer qetësisht. Për çfarë ju duhet këtyre të përgjojnë 3 muaj”, tha ai.

Gjatë bashkëbisedimit Çollaku komentoi edhe qëndrimet e ambasadorëve të huaj në vend. Sipas tij ata janë rrogëtarë të kryeministrit.

“Të gjithë këta ambasadorë janë rrogtarë të kryeministrit të vendit,. Janë të blerë. Nuk shikoj që ata të mbrojnë interesat e shqiptarëve. Vendet e tyre nuk kanë interes që ata të sillen në këtë mënyrë”, u shpreh ai, ndërsa shtoi se gazetarët kanë kohë që përgjohen.

“Trafikantët vetë do përgjohen me porosi mafiozësh. Gazetarët kanë kohë që përgjohen. Ne gjërat që marrim nuk i kemi për ti fshehur. Kjo është një rritje e forcës së pushtetit. Edhe ndërkombëtarët do të përgjohen”, u shpreh Çollaku.