BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Aktualitet

‘Është informacion kritik, emrat i ka vetëm Rama’, reagon konsulli shqiptar në Liban pas vizitës së ministrit të Brendshëm

‘Është informacion kritik, emrat i ka vetëm Rama’,

Konsulli shqiptar në LibanMark Ghoryaeb ka treguar për emisionin “Shqipëria live” se po punohet për riatdhesimin e grave dhe fëmijëve shqiptarë.

Konsulli shqiptar në Liban nuk tregon numrin e saktë të shqiptarëve që ndodhen në kampet e Sirisë, për arsye sigurie por thotë se janë më pak se 50 gra dhe fëmijë.

“Është një numër i konsiderueshëm, më shumë se dy herët e para. Situata politike dhe gjeografike është shumë e vështirë, pandemia po ashtu na ka ngadalësuar lëvizjen. Gratë dhe fëmijët shqiptarë janë të sigurt atje, ne i kemi takuar. Jemi duke vazhduar procesin që të mundësojmë kthimin e sigurt në Shqipëri. Numrat e fëmijëve dhe grave është informacion kritik, e ka vetëm Rama, Lleshaj dhe policia antiterroriste në mënyrë që t’i mbajmë fëmijët të sigurt. Kemi dhe partnerë strategjikë, po punojmë me politikanë të nivelit të lartë. Dua t’ju siguroj që i kemi lokalizuar gratë dhe fëmijët“, thotë Ghoryaeb.

Ai shton se grupi i punës po pret momentin e përshtatshëm për të bërë riatdhesime.

“Ne kemi vite që presim. Do të ndodhë së shpejti, në kohën e duhur dhe të përshtatshme. Nuk duam t’i rrezikojmë, por të gjithë do të kthehen“.

Kujtojmë se ministri i Brendshëm Bledi Çuçi prej tre ditësh ndodhet për një vizitë në Liban, pasi qeveria shqiptare po tenton të kthejë në Shqipëri fëmijët dhe gratë që kanë mbetur në Siri.