BREAKING NEWS

Arrestimi i ish-kryebashkiakut, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e lëvizjeve të fundit të Dakos: Takoi bashkëpunëtorët me të cilët...

Arrestimi i ish-kryebashkiakut, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Nga kontrollet te vrojtuesit e plazhit, specialisti zbardh masat e reja ndaj subjekteve bregdetare

Nga kontrollet te vrojtuesit e plazhit, specialisti zbardh masat e reja ndaj
x
BREAKING NEWS

'Benz-i' përplaset 'kokë më kokë' me motorin, ka të plagosur

'Benz-i' përplaset 'kokë më kokë' me
x
BREAKING NEWS

E zë poshtë zetori teksa punonte tokën, humb jetën 55-vjeçari (emri)

E zë poshtë zetori teksa punonte tokën, humb jetën
x
BREAKING NEWS

Kërcet grushti në Tiranë, ka të lënduar

Kërcet grushti në Tiranë, ka të lënduar
x
BREAKING NEWS

Sherri mes dy të miturve në Tiranë, policia del me njoftim urgjent dhe zbardh detajet e rënda

Sherri mes dy të miturve në Tiranë, policia del me njoftim
x
BREAKING NEWS

"U kap kamioni i pandëshkueshmërisë", Klodiana Lala plas 'minën me sahat': Kur u arrestua peshku i madh, SPAK do godasë të tjerë politikanë

"U kap kamioni i pandëshkueshmërisë", Klodiana Lala
x
BREAKING NEWS

Sherr mes të rinjve në Tiranë, dalin detajet e para

Sherr mes të rinjve në Tiranë, dalin detajet e para
x

Aktualitet

"Është një ngjarje e mirëmenduar, e mirë organizuar", Artan Hoxha zbulon detaje të reja ndaj sulmit të Top Channel: Roja ka tentuar të shkojë drejt...

"Është një ngjarje e mirëmenduar, e mirë

Gazetari investigativ Artan hoxha ka zbuluar detaje të reja nga sulmi i kryer mbrëmjen e djeshme ndaj Top Channel.

Duke folur në emisionin “Zona Zero”, Hoxha deklaroi se roja Pal Koli ka humbur jetën për shkak të një plumbi, që besohet se është devijuar nga kangjellat rrethuese të godinës. Ai shtoi se autorët nuk kanë pasur një problem me një person konkret, po kanë dashur t’i japin një mesazh të fortë medias më të madhe në vend.

“Dua të besoj, dhe nga sa pashë dhe nga sa fola me ekspertët, humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një plumbi të devijuar. Lartësia ku është goditur, dhe pozicioni ku ka gjetur vdekjen i ndjeri nuk kanë lidhjen. A ka paraqitur rrezikshmëri, jo fare.  Ai është krahu nga hyjnë automjetet. Njerëzit hyjnë nga krahu tjetër. Ai ishte thjesht për prezencë aty. Nuk ka pasur asnjë mundësi që siguria e Top Channel të reagonte. Janë aty për të siguruar rregullin brenda, jo për ta mbrojtur. Ka shumë të ngjarje që plumbi të ketë devijuar nga kangjellat, dhe më pas ka hyrë në trupin e viktimës pasi këmisha e plumbit, një aliazh metalesh, bëhet më vdekjeprurëse. Roja ka tentuar të shkojë tek roja tjetër, që ndodhet aty ku hyjnë gazetarët.

Duket që autorët nuk kanë pasur një problem individual, duke nisur nga ata që bëjnë emisione investigative, sepse çdo kush del nga puna dhe ecën në rrugë që nuk janë shumë të populluar dhe mund të qëllohen kurdo. Kjo tregon që nuk është një kërcënim për jetën e dikujt, por mesazh që ka kuptim tjetër. Kjo duket që është një ngjarje e mirëmenduar, e mirë organizuar. Kemi të bëjmë me një urdhërues, me një organizator dhe një ekzekutues.”- deklaroi Hoxha.