BREAKING NEWS

"Në Tiranë ende nuk ka nis kontrolli...", eksperti Karamuço reagon për grupet kriminale

"Në Tiranë ende nuk ka nis kontrolli...", eksperti
x
BREAKING NEWS

Pamjet e vrasjes së Artan Santos/ Gazetari Hoxha kritikon ish-shefin e policisë, ja cila është arsyeja

Pamjet e vrasjes së Artan Santos/ Gazetari Hoxha kritikon ish-shefin e
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha tregon 'prapaskenat' e kamerave nga grupet kriminale, zbulon arsyen përse i përdorin

Gazetari Hoxha tregon 'prapaskenat' e kamerave nga grupet kriminale,
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Humb jetën në aksident 23-vjeçarja shqiptare në New York, dalin detajet nga policia

E rëndë/ Humb jetën në aksident 23-vjeçarja shqiptare
x
BREAKING NEWS

Kapet shqiptari me aftësi të kufizuar, ja si bënte “kërdinë” me grabitje në Greqi

Kapet shqiptari me aftësi të kufizuar, ja si bënte
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 Majit/ Alibeaj dorëzon listën e anëtarëve të KZAZ

Zgjedhjet e 14 Majit/ Alibeaj dorëzon listën e anëtarëve
x
BREAKING NEWS

Përfshihet nga flakët mjeti në Tiranë, dalin detajet e para

Përfshihet nga flakët mjeti në Tiranë, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Skandali "McGonigal"/ Berisha publikon mesazhin e qytetarit: Rama prej 3 ditësh në një ishull me hetues të FBI

Skandali "McGonigal"/ Berisha publikon mesazhin e qytetarit: Rama prej
x

Aktualitet

“Shtëpi bari” e arsenal armësh në një vilë në Shijak, policia sekuestron 444 rrënjë kanabis, 10 kallashnikovë dhe armë të tjera, përdoreshin nga grupe kriminale

“Shtëpi bari” e arsenal armësh në një vilë

Dy vëllezër, Fredi dhe Selman Krasniqi, kishin përshtatur vilën e tyre në Shijak të Durrësit për kultivimin e lëndëve narkotike. Vetëm katin e tretë dhe të katërt të banesës, e kishin kthyer në një ambient për të kultivuar kanabisin, ku policia sekuestroi 444 rrënjë, si edhe 222 llamba elektrike e pajisje të tjera që shërbenin për të kultivuar drogën. Në banesë është gjetur edhe një arsenal armësh, 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik dhe granata, të cilat dyshoheshin se përdoreshin nga grupet kriminale. Arsenali i armëve ishte fshehur brenda një muri të dyfishtë brenda banesës. Policia ka arritur të arrestojë pronarin e banesës, Fredi Krasniqi, 46 vjeç, ndërsa vëllai i tij Selman Krasniqi, 43 vjeç është shpallur në kërkim. 'Goditja' e 'shtëpisë së barit' është bërë mbrëmjen e djeshme, ndërsa burime bëjnë me dije se agjentët antidrogë kishin marrë njoftim se në një banesë në fshatin Sallmone fare pranë qytetit të Shijakut kultivoheshin bimë narkotike. Pas këtij informacioni banesa dhe pronarët e saj janë vënë në survejim dhe aparatet në përgjim. Përmes përgjimeve është marrë edhe informacioni për ekzistencën e një arsenali armësh në këtë banesë. Më pas policia e Durrësit dhe Shijakut organizuan operacionin “Krahët e krimit”, përmes së cilit u sekuestrua lënda narkotike e arsenali i armëve. Në deklaratën për mediat, drejtori i Policisë së Durrësit, Skënder Hitaj tha se dyshojnë se kultivimi i lëndëve narkotike është bërë për llogari të grupeve kriminale, si edhe se arsenali u përket bandave që operojnë në qytetin e Durrësit.

Reagon policia

Ndërkohë në një deklaratë për mediat, Policia e Durrësit tha dje se dyshohet se lënda narkotike është mbjellë për grupet kriminale në Durrës. Policia ka sekuestruar edhe një arsenal armësh, për të cilat dyshon se përdoreshin nga grupet kriminale. “Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për të përcaktuar nëse janë përdorur për ngjarje kriminale të ndodhura më parë. Po nga hetimet, dyshohet se edhe kultivimi i bimëve narkotike mund të jetë financuar nga pjesëtarë të grupeve kriminale. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqsor Durrës, vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për të dokumentuar me prova ligjore, autorësinë e vërtetë të pronësisë dhe të posedimit të armëve të zjarrit, si dhe të financimit të kultivimit të bimëve narkotike, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen e autorëve përpara përgjegjësisë penale. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës garanton qytetarët se është tërësisht e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar me zero tolerancë, krimin e organizuar dhe krimin në përgjithësi, duke bashkëpunuar ngushtë me agjencitë ligjzbatuese dhe me aleatin e saj kryesor, qytetarët”, deklaroi drejtori i Policisë së Durrësit, Skënder Hitaj.

Shtyhet seanca për sekuestrimin e pasurive të Redjan Rrajës

Ndërkohë Gjykata e Posaçme Apelit ka shtyrë për herë të tretë seancën për kërkesën e SPAK për konfiskime e pasurive të Redjan Rraja mes tyre dhe një makinë Audi model a8 për te cilën bashkëpronarë është Kejvina Kthjella. As Redjan Rraja dhe as Kejvina Kthjella nuk ishin të pranishëm e ndërsa seanca e shty për arsye se nuk ishte e paraqitur avokatja Kristina Marku e cila përfaqëson interesat e Marsela Bibës, bashkëshortja e Redjan Rrajes. Nga ky hetim tashme gjykata vendosi përjashtimin e avokates Marku dhe vendosi që çështjen ta ndjek avokati Edvis Gorishti. Seanca e radhës është lënë me 31janar ora 08:00. Që në tetorin e kaluar Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme që të konfiskoje pasuritë e sekuestruara në vitin 2021 të Redjan Rrajës, i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Mes pasurive të sekuestruara është edhe një makinë e cila ishte në përdorim të modeles Kejvina Kthella. Ndër të tjera SPAK kërkon që shtetit t’i kalojnë 1 apartamenti, 2 garazhe, 2 makina, dy pasuri truall me sipërfaqe 30 m2 dhe 127.5 m2, një orë 'Rolex' dhe si dhe 2750 euro. Redjan Rraja është në burg lidhur me atentatin në vitin 2019 ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoja, ku akuzohet për vrasje, armëmbajtje pa leje, grup kriminal, vjedhje dhe kryerja e veprave penale si grup kriminal.  Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.