Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shteti grek bllokon ekstradimin e porositësit të vrasjes së kryekomisarit Cuku, reagon ish-drejtori i Policisë: Tronditëse, e vranë për... 

Postuar: 12/06/2019 - 19:57

Gjatë ditës së sotme Gjykata e Lartë në Greqi ka vendosur kundër ekstradimit në Shqipëri të porositësit të vrasjes së komisar Artan Cuku, Bledar Jambelli.

Pas vendimit të Gjykatës në Greqi, duket se përballja e Jambellit me drejtësinë shqiptare do të vonojë.

Për këtë ka reaguar ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ahmet Prençi, i cili e quan një vrasje për herë të tretë. Sipas Prençit, ky rast përbën jo vetëm skandal por dhe vepër penale që duhet hetuar me urgjencë dhe përgjegjshmëri të lartë.

Kujtojmë që kryekomisari Artan Cuku u vra nga dora e krimit në 8 prill 2017, në rrugën e Kosovarëve në Tiranë, aty dhe ku banonte.

Statusi i plotë:

Vritet për herë te tretë Drejtues i Parë i policisë Artan Cuku.

Me daten 9 Prill 2019, Ministri Brendshëm në një ceremoni ku i akordoi Artan Cukut titullin “Dëshmor i Atdheut”, deklaroi se porositësi i kësaj vrasje Bledar Jambelli është arrestuar në Greqi me datën 29 dhjetor 2018 dhe se pritej ekstradimi i tij. Sot mësojmë se tre ditë pas ceremonisë së Ministrit, ky kriminel është liruar nga autoritetet greke dhe që atëherë gëzon lirinë. Çdo mekanizëm shtetëror që merret me këtë çështje ka refuzuar me orë të tëra të japë informacion mbi këtë fakt.

Ekzekutori i drejtpërdrejtë i drejtuesit të policisë është dënuar me vendim qesharak, me vetëm 10 vjet burg dhe për pak vite pritet të jetë i lirë. Ky vendim ishte vrasja për së dyti e Artan Cukut. Sot mësojmë dhe këtë lajm që përbën vrasjen për herë të tretë të Dëshmorit të Atdheut...

Nëse autoriteteve greke nuk u janë vënë në dispozicion materialet e duhura, nëse është neglizhuar me dashje apo pa dashje, ky rast përbën jo vetëm skandal por dhe vepër penale që duhet hetuar me urgjencë dhe përgjegjshmëri të lartë.

Tashmë titulli “Dëshmor i Atdheut” është vetëm një alibi. Drejtuesi i policisë i hedhur në rrugë, vritet sepse kurrë nuk u njoftua e as u mbrojt prej rrezikut dhe braktiset; edhe i vdekur!Tronditëse, alarmante!!!

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/06/2019 - 18:38

Një aksident tragjik ka ndodhur në njësinë administrative Vergo të Sarandës, ku një punonjëse është rrëzuar nga lartësia dhe ka ndërruar jetë.

Postuar: 16/06/2019 - 17:32

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Bulqizë, ku dy vëllezër kanë qëlluar me armë z

Postuar: 16/06/2019 - 17:10

Gjykata Elbasanit ka lënë në burg 4 nga 7 drejtuesit e Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit

Postuar: 16/06/2019 - 15:49

Shpëtohet nga mbytja një çift bashkëshortësh në Velipojë.

Postuar: 16/06/2019 - 15:39

Gjykata jep vendimin për anëtaren e AMA-s Suela Musta, e cila akuzohet për lidhje me fisin Çapja

Postuar: 16/06/2019 - 15:18

Gazetari i Bild Peter Tiede shprehet se nesër pasdite do të publikojë përgjime të reja për krim

Postuar: 16/06/2019 - 14:36

Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg Emanuel Koçën, 32-vjeçarin nga Tirana i cili natën e 12 qesh