BREAKING NEWS

Kërcet arma në Shkodër

Kërcet arma në Shkodër
x
BREAKING NEWS

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për Lefter Kokën dhe tre zyrtarëve të tjerë të arrestuar për aferën e inceneratorëve

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për
x
BREAKING NEWS

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me kallashnikov dhe vrasin gjysmën e lokalit”/ Eksperti i kriminalistikës bën paralajmërimin e fortë: Është rritur profesionalizmi, nga 2012 e deri tani...

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me
x
BREAKING NEWS

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë së Shtetit”/ Ish-drejtuesi i policisë zbulon se kush i nxjerr fotot e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë
x
BREAKING NEWS

“Fillimisht i japin makinën për...” Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit zbulon si rekrutohen vrasësit me pagesë

“Fillimisht i japin makinën për...” Ish-drejtuesi i
x
BREAKING NEWS

Gazetarja trondit me deklaratën: Sistemet e Policisë i ka ndërtuar një firmë ruse, ja dëmi që kanë shkaktuar hakerat në sistem

Gazetarja trondit me deklaratën: Sistemet e Policisë i ka
x
BREAKING NEWS

Dëshmia e dy vëllezërve Beqiraj/ Klodiana Lala plas deklaratën e fortë: Ngjarje kriminale të rastësishme i kanë ‘zbardhur fytyrën policisë’

Dëshmia e dy vëllezërve Beqiraj/ Klodiana Lala plas
x
BREAKING NEWS

“Në Shqipëri i ka mbetur vetëm...”, Klodiana Lala flet me emra: Kush është personazhi i njohur i botës së krimit që mori gjobën 500 mijë euroshe

“Në Shqipëri i ka mbetur vetëm...”, Klodiana Lala
x

Aktualitet

Shtimi i rasteve me Covid-19/ Ekspertët e pandemisë japin alarmin: Duhet të vaksinohemi, ja kur do kthehen maskat

Shtimi i rasteve me Covid-19/ Ekspertët e pandemisë japin alarmin:

Shtimi i rasteve të Covid-19 në vend, ka ngrituar alarmin, ndërsa ekspertët e fushës, si mjeku imunolog Ardian Jorgji, ish-ministri i Shëndetësisë Gjergj Koja, kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli dhe mjeku infeksionit Gent Stormi kanë shpjeguar arsyet për shtimin e rasteve të të prekurve me Covid19.

Rakacolli është shprehur se shtimi i rasteve të të infektuarave është një trend global, por në Shqipëri favorizohet kryesisht nga ritmi i ulet i të vaksinuarve, pasi qytetarët e neglizhuan marrjen e të 3-ja dozave pas rënies së infektimeve nga muaji mars e më pas.

DISKUTIMI:

Eni Vasili: Kishim pothuajse 1 mijë raste të reja me Covid ditën e sotme, a është shqetësues ky trend?

Rakacolli: Jemi në vitin e tretë që tregon se virusi nuk ndalet as nga temperaturat e larta. Kjo është tendencë e gjithë botës. Rastet janë rritur në të gjithë botën. Thamë që pandemia nuk ka mbaruar dhe këtë e tregon edhe kjo rritje.

Eni Vasili: Po pse kjo rritje?

Rakacolli: Ka disa shpjegime për këtë gjë. Për disa javë pati një trend të ulët të qëndrueshëm, ndaj u hoqën masat kufizuese.

Eni Vasili: A është ky rezultat i heqjes së masave?

Rakacolli: Jo nuk është plotësisht rezultat i heqjes së masave. Vaksinimi është arsye e fortë.

Eni Vasili: Për vaksinimin ne e pamë tabelën dhe ja regjia e tregon prapë, ku ne s’jemi ndonjë vend kampion në vaksinim?!

Rakacolli: Mbrojtja nga vaksinimi nuk është e përhershme. Duhen bërë dozat buster. Nëse patëm një nivel të lartë vaksinimi në fillim, ne nuk bëmë dozat buster, dozën e 3 dhe të 4. Por kjo nuk u zbatua edhe pse shqiptarët e kanë të disponueshëm në qendrat e tyre shëndetësore vaksinën 1&2 por edhe  busterin. Virusi që del nga njerëzit e pavaksinuar është më shumë ngjitës dhe e ul eficencën e vaksinës.

Eni Vasili: Pra ju po thoni që mosvaksinimi është problemi?

Rakacolli: Omicron-it i kanë dalë 5 variante të reja dhe të gjitha këto janë më rezistuese se virusi bazë. Por edhe mosrespektimi i masave se harruam se jemi në pandemi dhe filluam të përqafohemi dhe të puthemi sërish ne.

Eni Vasili: Në mbledhjen e sotme pse nuk vendosët të kemi sërish disa masa kufizuese, të paktën masat në ambientet publike?

Rakacolli: Ne masat i marrim në përputhje me shifrat. Vërtetë ka një tendencë rritjeje, por ne po kërkojnë në radhë të parë të bëjmë thirrje për vaksinimin, por i kemi rekomanduar edhe maskat.