BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Shtimi i rasteve me Covid, Dasho: Fajin e ka Komiteti Teknik që dikton mjekim të gabuar dhe qeveria që tallet me popullin

Shtimi i rasteve me Covid, Dasho: Fajin e ka Komiteti Teknik që dikton

Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ka një skenar të saktë kurimi të pacientëve me koronavirus. Për situatën e agravuar pandemike në vend ka reaguar dje mjeku i njohur Erion Dasho, i cili fajëson qeverinë dhe Komitetin Teknik për situatën e përkeqësuar shëndetësore në të cilën ndodhet sot vendi. Përmes një postimi në rrjetin social facebook ai shprehet se, gjendja u përkeqësua pasi që prej fillimit dhe deri më tani Komiteti i ka orientuar mjekët drejt një mjekimi të gabuar të pacientëve. Sakaq, ai shtoi se shumë pacientë trajtohen vetë në shtëpi pasi nuk kanë mundësi blerjen e ilaçeve, që ndryshe nga vendet e tjera qeveria jonë i shet shumë shtrenjtë. Sipas tij, ka edhe më keq, kur familjarët presin më ditë të tëra dhe askush nuk shkon t’u bëjë tamponin, pasi edhe për një shërbim të thjeshtë infermieri i kërkon ryshfet. “Që nga fillimi i epidemisë së COVID, shumë mjekë u sëmurën, një pjesë e madhe u shtruan në spitale, një pjesë humbi edhe jetën, shumë prej nesh dhanë mjekime të gabuara. Nuk ishte faji ynë! Ishte gjithë komuniteti ndërkombëtar që nuk dinte dhe akoma nuk di gjithçka rreth COVID. Që nga fillimi i kësaj vale të dytë, mjekët e familjes dhe ata specialistë vazhdojnë të japin receta bombastike me antibiotikë, antikoagulantë dhe kortizonikë. Nuk është faji ynë! Është faji i një ministrie dhe një komiteti që ende edhe sot nuk kanë një protokoll standard për trajtimin e pacientëve. Pacientë që trajtohen në shtëpi, që ankohen se nuk vijnë t’u bëjnë testin, se medikamentet janë shumë të shtrenjta, se skanerin e bënë në privat për 200 EURO, se infermieri që bën injeksionin kërkon 50 euro për vizitë”, shkruan mjeku. Ndërkohë sipas tij në krye të fajit qëndron qeveria, e cila është tallur deri më tani me popullin dhe këtu ai u ka bërë thirrje të gjithë mjekëve të mos e pranojnë këtë ulje, por të bashkohen për t’i larguar këta pushtetarë të paaftë. “Për gjithçka ndodhi ishte faji i një shteti që në vend që t’i mësonte, i terrorizoi dhe u tall me qytetarin. Por ama të nderuar kolegë, gjithçka e ka një kufi! Deri tani nuk ka qenë faji ynë! Nga ky moment, kur nëntori pritet të jetë një muaj ferri për pacientët, familjarët, miqtë e të afërmit tanë, heshtja është bashkëfajësi! Mendoj se ka ardhur koha që mjekët dhe infermierët e Shqipërisë të mos ulin kokën, por t’u kërkojnë të paaftëve që na drejtojnë ose të marrin masa urgjente, reale dhe jo 3D, ose të largohen dhe t’u lënë vendin atyre që dinë dhe duan të drejtojnë”, shkruan Dasho.