Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shtohen dyshimet për aksidentin, ish-komandanti i FA: Kutia e zezë përballon goditje nga më të mëdhatë, do zbulohen përgjegjësit

Shtohen dyshimet për aksidentin, ish-komandanti i FA: Kutia e zezë përballon goditje nga më të mëdhatë, do zbulohen përgjegjësit

Postuar: 12/04/2016 - 19:16

Ish-komandanti i Forcës Ajrore, Frederik Beltoja, ka folur për rrëzimin e helikopterit të ushtrisë dhe humbjen e 2 pilotëve. Në një lidhje telefonike për Neës24, Beltoja pasi ka shprehur dhimbjen për humbjen e dy jetëve, tha se hetimet do të nxjerrin shkaqet e rrëzimit të helikopterit.
 
“Dhimbje për humbjen e dy djemve të rinj. Hetimi është në dorë të autoriteteve, s’dihet sa do zgjasë, të presim përfundimet”, ka thënë jo pa emocione, ish-komandanti Beltoja.
 
Ai ka treguar se kamera regjistruese e helikopterit do të sjellë pozicionin e tij në minutat e fundit.
 
“Kamera do të riprodhojë në 3-dimensional pozicionin e helikopterit në minutat e fundit. Ka fluturime stërvitore. Edhe kur kam qenë unë komandant kemi bërë mijëra fluturime. Nëse nuk do kishin filluar hetimet, mund të ishin ngritur pikëpyetje. Por këto janë gjëra normale. Të lejohen ekspertët të bëjnë punën e tyre. Unë isha profesionist në atë fushë, nuk mund të them asgjë pa përfunduar hetimi teknik dhe hetimi penal. Janë rregulloret në fuqi që do nxjerrin përgjegjësit. Nuk ma lejon profesionalizmi për të thënë gjysmë llafi më shumë, duhet të pres hetimet. Aty janë gjithë ata djem të shkëlqyer teknikë dhe pilotë, ekspertët janë, helikopteri i rënë është aty”, ka deklaruar Beltoja.
 
Ai ka theksuar se pajisja që filmon është ndërtuar në mënyrë të tillë që të mos dëmtohet, përballon goditje nga më të mëdhatë. Për sa i përket pezullimit të fluturimeve të helikopterëve të njëjtë të Eurocopter, Beltoja tha se kjo është normale deri në zbulimin e shkaqeve.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 23:37

Humb jetën në spitalin e traumës në kryeqytet 26-vjeçari me iniciale G.B i cili u aksidentua tre ditë më parë në Elbasan, si pasojë e të cilit u plagosën edhe tre persona të tjerë.
 

Postuar: 19/07/2019 - 23:08

Një e moshuar ka ndërruar jetën në Spitalin e Traumës pasi është rrëzuar në rrugën ‘Komun

Postuar: 19/07/2019 - 22:10

Dhjetëra agjentë policie ishin të përfshirë në operacionin, që çoi në arrestimin e 12  perso

Postuar: 19/07/2019 - 20:27

Adriatik Kuka vrau bashkëshorten e tij Hazbije Kuka në sy të djalit 8-vjeçar.

Postuar: 19/07/2019 - 19:22

Detaje të reja kanë dalë nga krimi i ndodhur në familjen në Durrës.

Postuar: 19/07/2019 - 19:15

7 persona kanë rënë në pranga në Krujë për kultivim kanabisi, ku mes tyre është edhe një i mitur.

Postuar: 19/07/2019 - 19:03

Policia e Tiranës ka ndaluar një 73-vjeçar, për 2 vepra penale: "Vepra të turpshme" dhe