Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shtohen dyshimet për aksidentin, kreu i Eurocopter "përgënjeshtron" Kodhelin: Nuk kam dërguar letër, asnjë defekt në EC 145!

 Shtohen dyshimet për aksidentin, kreu i Eurocopter "përgënjeshtron" Kodhelin: Nuk kam dërguar letër, asnjë defekt në EC 145!

Postuar: 13/04/2016 - 18:49

Kreu i “Airbus Helicopters”, Claas Belling, ka folur në një intervistë për “Panorama Online” në lidhje me rrëzimin e helikopterit EC 145 në Grizhë të Shkodrës, më 6 prill të këtij viti.
 
Rrëzimi i helikopterit të FA¬ solli vdekjen e dy pilotëve dhe plagosjen e një ushtaraku, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e vërteta që çuan në rrëzimin e helikopterit.
 
Këto ditë është raportuar se kompania franko-gjermane u ka dërguar letër të gjithë “klientëve ushtarakë” që të mos i përdorin për fluturime EC 145, deri sa të sqarohen rrethanat e aksidentit të helikopterit shqiptar.
 
Mirëpo, kreu i “Airbus Helicopters”, Cllas Belling, e mohon ekzistencën e një letre të tillë. Ai madje thotë se kompania që ai drejton nuk i ka dërguar letër as Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare për helikopterin tjetër EC 145 që ka në përdorim, pasi nuk janë vërejtur defekte.
 
Ai nuk preferoi të bënte komente për përparimin e hetimeve lidhur me shkaqet e aksidentit, por tregoi se ekspertët e kompanisë së tij, kanë ndihmuar autoritetet shqiptare të gjejnë kutinë e zezë, e cila ka të gjithë materialin audiovizual, që tregon se çfarë ka ndodhur brenda kabinës së pilotit në momentin e rrëzimit. Kjo pritet që të japë një panoramë të qartë të aksidentit.
 
INTERVISTA
 
Belling, me sa keni ju dijeni, si po shkojnë hetimet për çështjen e rrëzimit te helikopterit EC 145 në Grizhë të Shkodrës dhe a ka ndonjë të re nga hetimi?
 
Ne nuk jemi në një pozicion të favorshëm për të komentuar hetimet, të cilat vazhdojnë ende. Ato po udhëhiqen nga Ministria e Mbrojtjes dhe autoritetet e tjera, por ne po i ndihmojmë me sa mundemi.
 
A u ka dërguar kompania juaj një shkresë të gjithë klientëve ushtarakë që kanë marrë EC 145 që të mos i përdorin në fluturim deri sa të zbardhet ngjarja në Shqipëri?
 
Jo, kjo nuk është e vërtetë.
 
Thuhet se Ministria e Mbrojtjes ka një tjetër helikopter si ai që u rrëzua në Grizhë, a i keni dërguar një shkresë që të mos e përdorë atë deri sa të zbardhet aksidenti?
 
Jo, as kjo nuk është e vërtetë.
 
Si po i ndihmojnë ekspertët tuaj hetimet për aksidentin tragjik në Shqipëri?
 
Dy ekspertët tanë kanë ndihmuar autoritetet shqiptare që të gjejnë kutinë e zezë (VIsion 1000 System). Kjo pajisje e sofistikuar arrin që të regjistrojë dhe mbledhë të gjitha të dhënat audiovizuale të kabinës së pilotit, duke i ruajtur ato në dy vende. Njëra është memoria integrale, e cila është ndërtuar në një mënyrë që përballon çdo aksident të mundshëm dhe tjetra është memoria portative, e cila është një kartëmemorie e lëvizshme.
 
Këto informacione që mbledh kjo pajisje janë mjaft të rëndësishme për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
 
Pajisja është mjaft inovative dhe na jep mundësi që të rishohim momentet e aksidentit ashtu sikurse I kanë përjetuar pilotët, pra ashtu sikurse ka ndodhur./ Panorama.al Erald Deliu
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 23:37

Humb jetën në spitalin e traumës në kryeqytet 26-vjeçari me iniciale G.B i cili u aksidentua tre ditë më parë në Elbasan, si pasojë e të cilit u plagosën edhe tre persona të tjerë.
 

Postuar: 19/07/2019 - 23:08

Një e moshuar ka ndërruar jetën në Spitalin e Traumës pasi është rrëzuar në rrugën ‘Komun

Postuar: 19/07/2019 - 22:10

Dhjetëra agjentë policie ishin të përfshirë në operacionin, që çoi në arrestimin e 12  perso

Postuar: 19/07/2019 - 20:27

Adriatik Kuka vrau bashkëshorten e tij Hazbije Kuka në sy të djalit 8-vjeçar.

Postuar: 19/07/2019 - 19:22

Detaje të reja kanë dalë nga krimi i ndodhur në familjen në Durrës.

Postuar: 19/07/2019 - 19:15

7 persona kanë rënë në pranga në Krujë për kultivim kanabisi, ku mes tyre është edhe një i mitur.

Postuar: 19/07/2019 - 19:03

Policia e Tiranës ka ndaluar një 73-vjeçar, për 2 vepra penale: "Vepra të turpshme" dhe