BREAKING NEWS

Palët drejt një 17 maji të dytë, amerikanët nxjerrin jashtë loje LSI dhe nisin negociatat kokë më kokë me Ramën e Bashën, alarm në partinë e presidentit

Palët drejt një 17 maji të dytë, amerikanët nxjerrin
x

Aktualitet

Shtohet numri/ Mbyllet pavioni i ortopedisë, pacientja e prekur nga koronavirusi. Mjekë e sanitarë dyshime se janë infektuar, pritet t'i nënshtrohen testit (Detajet)

Shtohet numri/ Mbyllet pavioni i ortopedisë, pacientja e prekur nga

Vazhdojnë të shtohen të tjera raste me të prekur nga koronavirusi në vendin tonë. Ditën e sotme një paciente e shtruar në pavijonin e ortopedisë në Spitalin e Lezhës ka dalë pozitive me koronavirus.

Nisur nga ky fakt, menjëherë është mbyllur pavijoni, ndërkohë që stafi mjekësor dhe ai sanitar ka dyshime se mund të jenë infektuar me COVID-19.

Dy ditë më parë një infermiere 54-vjeçare ka rezultuar pozitive. Menjëherë u morën masa për të izoluar edhe kolegët e saj nga frika e infektimit. Po ashtu qendra shëndetësore u mbyll dhe u dezinfektua. Në Lezhë janë edhe 4 persona të prekur nga COVID-19 dhe rasti i fundit e çon në 5 numrin e tyre.