BREAKING NEWS

Bilanci ditor i Covid-19 në vend/ Ministria del me reagim zyrtar: Ja sa është numri i të infektuarve në 24 orë

Bilanci ditor i Covid-19 në vend/ Ministria del me reagim zyrtar: Ja sa
x

Aktualitet

Shtyhet seanca për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla, zbulohet arsyeja pse

Shtyhet seanca për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla, zbulohet arsyeja pse

Ka dështuar serish seanca paraprake ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i akuzuar për fshehje pasurie. Shkak për shtyrjen është bërë gjendja shëndetësore e gjykatëses, Irena Hoxha, e cila e kishte të pamundur të merrte pjesë.

Në këto kushte seanca tjetër u caktua në datën 9 korrik. Në seancën paraprake pritet të vendoset nëse dosja kalon për gjykim në themel apo gjykatësi paraprak ia kthen prokurorisë dosjen për plotësim.

Kjo është hera e dytë që Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shtyn seancën paraprake për ish-kryeprokurorin. Ndaj Adriatik Llallës janë ngritur akuzat mosdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurisë.

Hetimet ndaj tij nisën nga Prokuroria e Durrësit pasi në vitin 2018, pasi nuk kishte deklaruar një shumë monetare në kufi.

Më të lexuarat